E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet grabitësi maniak, ngacmonte viktimat

TIRANE - Prangoset hajduti 21-vjeçar nga Puka me banim në Laknas, i cili ngacmonte seksualisht viktimat e tij. 

Artur C., 21 vjeç, është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.4 në kryeqytet me akuzën e vjedhjes së një gruaje. I riu i dyshuar edhe për vjedhje të tjera, është arrestuar në flagrancë nga patrullat e Komisariatit nr.4 në kryeqytet, pranë tregut të madh industrial në rrugën “5 Maji”. Artur C., është kapur sapo i kishte vjedhur një gruaje nga Babrruja, një varëse floriri në qafë, duke u hequr si maniak seksual, pasi i ka vënë duart në zona intime të trupit. Më pas ai ka hequr varësen nga qafa e gruas 35-vjeçare, duke përfituar nga hutimi dhe trembja e saj. Arrestimi është kryer nga policia e Komisariatit nr.4, mesditën e së martës, pas kapjes së tij në flagrancë. Nga hetimi i kryer policia ka mësuar se të dhënat dhe veprimet e tij përputheshin me një person që ishte shfaqur në të njëjtën mënyrë edhe me disa femrave të tjera. I riu hiqej si maniak dhe sikur do u fuste duart femrave në gjoks dhe, ndërsa ato dinin të mbroheshin nga maniaku, ai iu vidhte varëset, celularët apo byzylykët. Tashmë policia ka lajmëruar të dëmtuar të tjerë për të kryer krahasimet përkatëse. Një e moshuar 65 vjeçe u grabit me dhunë javën e kaluar nga një person rreth 20 vjeç pranë Medresesë. Përshkrimi i dhënë nga e dëmtuara ka qenë i përafërt me atë të personit të arrestuar nga Komisariati nr.4, por në këtë rast autori sipas policisë ka qenë me motor.     d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›