Transballkanikja, banorët rezistencë Ndërtimorëve
VLORE - Banorët e Transballkanikes janë konfrontuar dje me Policinë Ndërtimore pasi fadromat mbërritën që në mëngjes për të shembur shtatë banesat e fundit.
Por ata kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët kërcënojnë se do të digjen të gjallë në shtëpitë e tyre në rast shembjeje. Ndërhyrja e përfaqësuesve vendorë të Vlorës vetëm sa ka acaruar situatën, pasi banorët e kësaj rruge nuk kanë më besim te premtimet, të cilat sipas tyre kanë mbetur në letër. Megjithëse situata ka precipituar me përplasje ndërmjet palëve, banorët e Transballkanikes duket se do të mund ta shtyjnë vetëm një ditë afatin që Ndërtimorët u kishin vendosur për të dalë nga ndërtesat e tyre. Ata u kanë lënë afat banorëve ditën e sotme për të nxjerrë orenditë nga banesat e tyre. Më pas vendi do të rrafshohet për t'i hapur më pas dritën jeshile ndërtimit të kësaj vepre, e cilësuar si një nga më të rëndësishmet në këtë qark. Prefekti i qarkut, Xhevahir Rexhepi, siguroi protestuesit se ata mund të tërheqin paratë e përfituara nga shpronësimet, pasi emrat e tyre tashmë janë miratuar në fletoren zyrtare. Prefekti Xhevahir Rexhepi, nënkryetari i bashkisë Halim Dervishi, si dhe drejtues së Inspektoratit të Ndërtimit kanë shkuar për të ndjekur nga afër aksionin për prishjen e ndërtimeve që pengojnë punimet e rrugës Transballkanike prej mëse dy vjetësh. Ata kanë trokitur në çdo derë nga u kanë bërë me dije banorëve se duhej të dilnin. Por ashtu sikurse edhe pritej, banorët i kanë bërë rezistencë fadromave të mbërritura në vend. Ndërtimorët kanë vijuar punën duke shembur fillimisht disa mure rrethuese, por banorëve u është komunikuar afati përfundimtar për të nxjerrë orenditë nga shtëpitë e tyre, afat që skadon mëngjesin e sotëm. q.b