Shqiptarja, gjashtë muaj e zhdukur
Gjashtë muaj pas zhdukjes në Belgjikë të 30-vjeçares shqiptare Albana Margjeka, policia belge i kërkon ndihmë policisë dhe publikut shqiptar.
Dashamir Biçaku
Edhe pse 30-vjeçarja shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë gjashtë muaj më parë, në mesditën e 15 janarit 2008 në një prej rrugëve të qytetit belg Sharlërua, autoritetet federale të këtij vendi dje kanë kërkuar ndihmën e policisë shqiptare. Të dhënat e të zhdukurës 30-vjeçare janë publikuar edhe nga faqet e policisë belge prej kohësh. Ndërkaq, dje në mesditë Policia e Shtetit ka pohuar se një lajmërim i mbërritur nga zyrat e hetimit të Policisë Federale të Belgjikës, ka mbërritur duke lajmëruar zhdukjen misterioze të 30-vjeçares Albana Margjeka në Sharlërua, një nga qytetet kryesore dhe më të mëdha në Belgjikë. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur të gjendet vendndodhja e dyshuar e të zhdukurës. Ngjarja për të cilën është kërkuar ndihma e strukturave të policisë shqiptare, ka ndodhur rreth orës 14:00 të 15 janarit të këtij viti në qytetin ku Albana Margjeka jetonte prej disa vitesh. Sipas informacionit të përcjellë nga pala belge, shqiptarja ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj të markës “Volkswagen Golf” me ngjyrat blu dhe jeshil me targa XQM 558. Ajo mësohet të ketë lënë banesën saj në një zonë të quajtur “Ham-Sur-Heure” në Nalinnes, në rrugën “Bois Rombut”. Kjo adresë ndodhet pikërisht pranë qytetit të Sharlëruasë, në Belgjikë. Sipas përshkrimit të dhënë nga belgët, e zhdukura është rreth 1 m e 65 cm e gjatë, dhe me trup të dobët. Ajo ka flokë të zeza të prera shkurt, përshkrim që shfaqet edhe në foton e dërguar për policinë shqiptare si dhe një tjetër më e hershme, që ndodhet në faqet e policisë belge. E zhdukura është parë për herë të fundit me veshje sportive me ngjyrë të zezë dhe që atëherë nuk ka asnjë gjurmë nga 30-vjeçarja. Denoncimi mësohet të jetë bërë nga të afërm dhe të njohur të saj në policinë e qytetit, ku e zhdukura jetonte prej vitesh. Të afërmit kanë denoncuar zhdukjen në mënyrë enigmatike të 30-vjeçares, një ditë pasi ata kishin humbur lidhjet me të. Edhe policia dhe autoritetet belge nuk kanë pasur asnjë të dhënë dhe nuk kanë mundur të zbulojnë ndonjë gjurmë rreth zhdukjes së shqiptares. Prokuroria belge ka nxjerrë një urdhër ndërkombëtar kërkimi për shqiptaren me banim në këtë vend, me cilësinë e personit të zhdukur. Po kështu të dhënat e saj iu janë transmetuar policive në të gjitha vendet evropiane si dhe Interpolit, me qendër në Lion të Francës. Pavarësisht dyshimeve që kanë ngritur autoritetet e mbretërisë belge rreth zhdukjes së shtetases së këtij vendi me kombësi shqiptare, askush nuk ka mundur të japë të dhëna rreth vendndodhjes apo fatit të saj. Policia shqiptare ka bërë publike dje fotografinë dhe të dhëna të tjera identifikuese të 30-vjeçares së zhdukur, duke kërkuar bashkëpunimin dhe dhënien e informacionit nga qytetarët kundrejt mbrojtjes së anonimatit.
Të dhënat
• Albana Margjeka, 30 vjeçe
• E zhdukur më 15 janar ’08, ora 14:00
• Ka flokë të zinj të shkurtër
• Trup të dobët rreth 1.65 m
• E veshur me rroba sportive të zeza
• Me një “Volkswagen Golf” me targa XQM 558
• Banuese në “HAM-SUR-HEURE/NALINNES”
• Rruga Bois Rombut, Sharlërua, Belgjikë
• Kontakt
Tel pa pagesë 129.
E-mail avisderecherche@police.be