E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Messi, 45 gola në 39 ndeshje

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 11:30

Një Lionel Messi i jashtëzakonshëm në Spanjë, por edhe në Evropë. Përveç se kjo nuk mund t’i ikë syrit të shikuesit, konfirmohet edhe nga statistikat e publikuara nga mediet spanjolle.

Ylli argjentinas i Barcelonës me dy golat e shënuara në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit në Nou Camp, të martën, në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha garave: La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, shkruante e përditshmja Mundo Deportivo të enjten. Messi kryeson në Evropë me 8 gola, dy më tepër se Eto’o, Anelka e Mario Gomez.

Udhëheq në renditje në La Liga përkrah Cristiano Ronaldos me 27 gola në 23 ndeshje si dhe në Copa del Rey me 7. Ndërsa, sipas Marca, gjeniu argjentinas deri më tani gjatë këtij sezoni ka arritur në kuotën e jashtëzakonshme prej 45 golash në 39 ndeshje zyrtare. Dukshëm para Ronaldos, 38 gola në 40 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›