Dy persona shtinë me armë para masakrës
Sipas oficerit të policisë Francesco Spera, gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes para masakrës dhe plumbat ishin drejtuar në dritaren dhe ballkonin e apartamentit në katin e dytë ku jetonte familja shqiptare, çifti Anton dhe Rina Melyshi, vajza e tyre 3 vjeçe dhe vëllai i Antonit, Alfred Melyshi. Sipas banorëve, tre persona kishin qëndruar në makinë dhe dy qëlluan kundrejt shtëpisë. U zbulua se bëhej fjalë për një hakmarrje të vjetër mes dy familjeve shqiptare, një histori e rëndë që kishte shumë episode të dhunshme, që rezultuan me arrestime për armëmbajtje, lëndime, dhunë etj. Mes episodeve më të rënda ishte një grindje e dhunshme 21 marsin e vitit të kaluar, kur Alfred Melyshi përfundoi në spital me lëndime për 15 ditë. Më pas, një sherr i dhunshëm në sheshin e stacionit më 12 maj dhe një konflikt në parkingun e rrugës "99 Ostaggi", më 14 korrik.