Kontrolli, shkelje në Prokurorinë e Tiranës
Pas masave drastike në Prokurorinë e Durrësit, ku u shkarkuan drejtuesi dhe zv/drejtuesi i këtij organi dhe pas shkeljeve të shumta, kryeprokurorja Ina Rama ka gati raportin për Prokurorinë e Tiranës. Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kontrollit dyjavor në këtë akuzë, ka gjetur shkelje dhe abuzime me detyrën. "Pas ankesave të qytetarëve të shumtë dhe duke verifikuar një kontroll të Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi kontrollin e Prokurorisë së Tiranës. Katër inspektorët kanë gjetur shkelje në këtë organ dhe një raport përfundimtar do t‘i serviret kryeprokurores Ina Rama", thanë burimet nga Drejtoria e Inspektimit. Sipas tyre, shkeljet e konstatuara nga Ministria e Drejtësisë në këtë prokurori janë pjesërisht të sakta. Afatet e hetimit dhe klasifikimi i veprave penale nga prokurorët janë dy nga problemet e konstatuara në këtë prokurori, e cila konsiderohet më e madhja në vend për nga numri i dosjeve që ka nën hetim dhe gjykim. Katër prokurorë dhe hetues të Prokurorisë së Përgjithshme kanë qëndruar në prokurorinë e kryeqytetit për dy javë, ndërsa në fund të kësaj jave do t‘i dorëzojnë numrit një të akuzës shqiptare rekomandime dhe raporte për secilin prokuror dhe hetues në Tiranë.
Disa javë më parë, Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar kryeprokurores Ina Rama një raport voluminoz kontrolli të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës. Akt-kontrolli i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme pretendon se 34 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës janë gjetur me shkelje të ndryshme në punën e tyre. Kështu, 12 nga prokurorët kanë kryer shkelje që duhet të ndëshkohen me shkarkim nga detyra, 10 prokurorë duhet të ndëshkohen me masën e transferimit, ndërsa 12 të tjerë me masën e paralajmërimit. Objekt i kontrollit kanë qenë dosjet penale të regjistruara nga gjysma e dytë e vitit 2007, deri në fund të vitit 2008. Pas përfundimit të kontrollit të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit e ka dërguar raportin në Prokurorinë e Përgjithshme, duke propozuar masat konkrete për shkelësit, sipas ligjit "Për prokurorinë" të ndryshuar në vitin 2008. Ministria e Drejtësisë shprehet në raportin e saj, se abuzimet kryesore të prokurorëve të Tiranës kanë të bëjnë me kualifikimin e veprave penale. Sipas ministrisë, ka raste kur vrasje të mbetura në tentativë janë klasifikuar dhe hetuar me akuzën e plagosjes, duke lehtësuar kështu autorët e ngjarjeve. Kontrollorët e Ministrisë së Drejtësisë pretendojnë më tej se prokurorët e kryeqytetit kanë shkelur afatet e hetimit të dosjeve, duke i zvarritur ato, si dhe kanë gabuar në disa raste në aplikimin e masave të sigurimit. Ministria e Drejtësisë konsideron se ka pasur vendime të gabuara dhe jo në zbatim të drejtë të ligjit në disa raste, kur prokurorët kanë vendosur mosfillimin e çështjeve penale për të cilat ka pasur prova të qarta.
S.Ç.