Dy peshkaqenë në Adriatik, kapen pranë Kepit të Rodonit
Peshkaqeni i kaltër shfaqet në ujërat e Durrësit, vetëm pesë ditë pas hapjes së sezonit veror. Peshkarexha “Emiliano” ka kapur “rob” dy egërsirat oqeanike në një distancë të afërt nga Kepi i Rodonit.
DURRES / OERD ULQINI
Njëri prej ekzemplarëve ishte tejet i rrallë. Ai arrinte një peshë trupore prej të paktën 480 kilogramësh dhe gjatësi prej 5.5 metrash. Peshkaqeni tjetër ishte më i vogël. Ai peshonte afro 250 kg dhe kishte një gjatësi prej 3.5 metrash. Ky gjah është kapur me një të hedhur të rrjetës në një thellësi prej 100 metrash ujë. Të gjithë kanë mbetur të habitur teksa kanë rrjetën ku përpëliteshin dy peshkaqenët blu. Ato konsiderohen si një ndër speciet më të rrezikshme detare, pasi siç thonë peshkatarët kanë gjithnjë vesin për të kafshuar edhe në qoftë se nuk kanë uri. “Peshkaqeni i kaltër është një krijesë e çuditshme. Fillimisht ai të kafshon dhe nëse nuk i pëlqen shija e braktis ashtu prenë e gjakosur. Në plazhet e vendeve të nxehta ka ndodhur shpesh që notarët apo peshkatarët të humbin jetën nga kafshimet dhe humbja e gjakut”, tha një marinar i peshkarexhës “Emiliano”. Gjuetia është kryer natën dhe në orët e para të agimit peshkarexha ka hedhur spirancën në Durrës. Fillimisht marinarët kanë ndjerë një tronditje të madhe të rrjetës, e cila më vonë lëkundi fuqishëm edhe anijen. Nën dritën e hënës janë dalluar sytë fosforeshentë të dy peshkaqenëve të rënë në grackë. “Ata po gjuanin së bashku. Peshkaqenit të kaltër nuk i pëlqen vetmia, por preferon gjuetinë në grup. Kam bindjen se bashkë me ta ndodheshin edhe të tjerë, por në momentet e fundit ato egërsira i janë shmangur rrjetës”, thanë peshkatarët. Me të mbaruar punë me dy peshkaqenët, anija “Emiliano” ka ndërprerë gjuetinë, pavarësisht faktit se në ato momente deti ishte i mbushur me gjah. “Gjuetia e peshkaqenit nuk pret. Fillimisht atyre i pastruam organet e brendshme, pasi ato mbajnë erë të rëndë nëse nuk hiqen menjëherë. Më pas i varëm në vinç dhe morën kursin drejt Durrësit”, tha kapiteni, Arben Kume. Një jetë të tërë ai ia ka kushtuar peshkimit, por kurrë më parë atij nuk i ka rastisur të kapë një gjah të tillë.
Në çfarë kuadrati detar i kapët dy peshkaqenët?
Ndodheshim 15 milje larg bregut të Rodonit, aty ku thellësia e detit arrinte nivelin e 100 metrave. Pak minuta pas mesnatës, ndiemë lëkundje të forta të rrjetës dhe të anijes. Të shtyrë nga kureshtja dhe nga ankthi se mos gjahu gjente rrugëdalje ndezëm menjëherë vinçin për të ngritur tratën. Ekuipazhi ishte i mobilizuar në maksimum. Askush nuk po i besonte syve teksa në bordin e anijes ngritën rrjetën nga fundi i detit. Dy peshkaqenë me fuqi të jashtëzakonshme përpëliteshin në rrjetë. Ata ishin zënë në grackë dhe pas dy orësh ngordhën. Ishte dita më e mbarë e gjuetisë në jetën time.
A keni kapur ndonjëherë peshkaqenë të tillë?
Kam 25 vjet që gjuaj në det, por kurrë nuk kam hasur në peshkaqenë të të tillave përmasa. Kjo më gëzoi pa masë, por njëkohësisht edhe më ka habitur shumë. Peshkaqenët po shtohen, pasi në ato ujëra janë shtuar sardelet dhe açuget. Këta peshq preferohen shumë nga këto egërsira.
Eshtë e rrezikshme kjo specie për pushuesit?
Ky lloj peshkaqeni është shumë agresiv. Ai është një mishngrënës i tmerrshëm. Për ta vërtetuar këtë mjafton t’i shikosh gojën ku dallohen qartë dhëmbët e gjatë e të mprehtë. Për fat të mirë kjo specie gjendet vetëm në thellësi të mëdha, ndaj nuk them se paraqet rrezik për notarët apo pushuesit. Nga ky gjykim unë mendoj se nuk përbën asnjë kërcënim për sezonin veror. Askush nuk mund të notojë 10-15 milje larg bregut, aty ku gjendet habitati i kësaj lloj specieje. Ndoshta rrezik mund të ketë për ndonjë serfist, pasi vetëm ata lundrojnë kaq larg bregut.
Çfarë do të bëni me peshkaqenët?
Ato u shitën me një telefonatë, menjëherë sapo lajmëruam kapjen e tyre. Janë në total mbi 700 kilogramë fileto peshkaqeni, të cilat u shitën me 400 lekë për kilogram. Me këto para janë nxjerrë rrogat mujore të ekuipazhit, ndaj kemi qenë me fat. Nga dy peshkaqenët do të mbaj si kujtim dhëmbët e tyre. Ato do t’i var në lokalin e ortakut tim. Kjo gjë do të tërheqë edhe shumë klientë, por mbi të gjitha do të më shërbejë mua për të mos e harruar asnjëherë këtë gjueti.
Specialisti: Vijnë për sardelet
Nënkryetari i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Besim Troplini, i cili është njëkohësisht edhe specialist i biologjisë detare i klasifikoi këta peshkaqenë si llojit “të kaltër”, duke gjykuar nga karakteristikat e tyre fizike dhe nga dhëmbët e mprehtë mendoj se bëhet fjalë për peshkaqenin e kaltër. Kjo specie gjallon vetëm në ujëra të thella dhe sipas Troplinit nuk paraqet asnjë kërcënim për plazhistët, por tërhiqet nga masat e sardeleve dhe të açugeve, të cilët gjenden me shumicë në Rodon. “Peshkaqeni i kaltër është ndër më agresivet në botë. Duket se me ngrohjen e ujërave ka filluar të gjallojë edhe në Adriatik”, tha Troplini. Sipas tij shtimi i rasteve të peshkaqenëve ka të bëjë drejtpërsëdrejti me ndryshimet klimaterike në nivel global.