Profesionalet,projekt për zhargonin anglez
Nxënës e mësues të shkollave profesionale kanë perfeksionuar zhargonin anglisht të profesionit të tyre.
Kjo në sajë të projektit “Anglishtja për Botën e Punës”, i mundësuar nga MASH në bashkëpunim me “British Council”. Në përfundim të tij gjatë një ceremonie në Shkollën Ekonomike dhe të Hoteleri-Turizmit janë ndarë certifikatat, të cilat dëshmojnë suksesin e projektit. “Në një Shqipëri që hapet ndaj BE-së dhe integrohet në të, por dhe i ekspozohet efekteve të globalizmit për të arritur këto objektiva është e nevojshme njohja e gjuhës angleze”, u shpreh ministri i Arsimit, Genc Pollo, i pranishëm në ceremoni. Ai nënvizoi se, ushtrimi i ekonomisë në një ambient ndërkombëtar, praktikimi i hotelerisë kur pritet që vendi ynë të presë një numër gjithmonë në rritje turistë të huaj, kërkon si domosdoshmëri, dije për një gjuhë që përdoret në të gjithë botën. Kjo për të komunikuar dhe për të drejtuar biznesin ashtu siç duhet.