“Kërcënimet para vrasjes së dëshmitarit”
“Shkakun e vrasjes së tim shoqi duhet ta kërkoni tek ankesat dhe denoncimet që Gani Kamberi kishte bërë për vjedhjen dhe tjetërsimin e tokës në pronësi të tij në Kashar.
Dashamir Biçaku
Ai ka denoncuar persona konkretë që kanë pasur detyra në drejtimin e komunës”. Kështu është shprehur dje Valbona Kamberi, bashkëshortja e Gani Kamberit, i cili u zhvarros tri ditë më parë, pasi dyshohet se është vrarë në cilësinë e dëshmitarit të skandalit të tokave në Kashar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, gruaja e 50-vjeçarit tregoi dje pretendimet se ish-bashkëshorti i saj në mënyrë të përsëritur është kërcënuar para vrasjes me armë dhe është dhunuar fizikisht nga njerëz të afërt të ish-kryetarit të komunës së Kasharit, Alfred Sulaj. Një prej personave që përmend e shoqja e viktimës është Xhevahir Hyka, pikërisht daja i Alfred Sulës, i cili, sipas Valbonës, kishte ushtruar dhunë ndaj Gani Kamberit.
Valbona çfarë mbani mend nga dita kur bashkëshorti juaj u gjet i vdekur?
Ai punonte roje në një firmë në autostradë, dilte pasdite për në punë dhe kthehej të nesërmen në mëngjes. Një ditë para ngjarjes, ai shkoi në punë si zakonisht. Të nesërmen po prisja të vinte në shtëpi, por u vonua. Isha jashtë shtëpisë dhe pashë policinë si dhe një ambulancë aty pranë. Pata frikë një moment dhe dyshova, por mendova do të ketë pasur ndonjë konflikt për tokat e vjedhura dhe mund të ketë pasur ndonjë shkëmbim zjarri. Pashë gruan e Xhavitit, kushëririt të Ganiut, e cila më tha se Ganiu ishte sëmurë dhe po e dërgonin në spital. Kështu më tha edhe Xhaviti që shkoi me ta. Kur erdhi në orën shtatë pasdite në shtëpi, më thanë që Ganiu ka vdekur, pasi e kishin vrarë. Kushëriri i tij më tha që mund ta kishin vrarë. Menjëherë më shkoi mendja tek tokat dhe konfliktet që ka pasur Ganiu për këtë problem.
Çfarë konfliktesh ka pasur Ganiu, përse ndodhën ato?
Ganiu kishte marrë vesh se pronat tona po manipuloheshin dhe po shiteshin nga persona të ndryshëm tek të tjerë. Këtë ne e kemi marrë vesh, pasi herë pas here shikonim persona që vinin këtu dhe kryenin matje. Njërit prej tyre ne i gjetëm fotokopjen e një certifikate toke. Ganiu shkoi në komunë dhe i thanë se s’kishte probleme me tokat e tij. Më pas morëm vesh se kishin filluar të na i grabisnin dhe të na i merrnin tokat, duke falsifikuar regjistrat dhe letrat në komunë. Për këtë, Ganiu i pati thënë Alfred Sulës, ish-kryetari i komunës së Kasharit. Më pas tre persona nga Vaqarri, që quhen Fatmir Hida, Selman Mici dhe Edmond Taku, e kërcënuan Ganiun me pistoletë në kokë dhe i thanë të hiqte dorë nga denoncimi për vjedhjen e pronave. Ata kishin marrë një sipërfaqe toke në autostradë dhe e kërcënonin Ganiun. Disa ditë përpara ngjarjes, Xhevahir Hyka e ndaloi tim shoq në autostradë te karburanti dhe aty e goditi disa herë dhe e kërcënoi të mos fliste për tokat. Konflikte dhe përplasje të kësaj natyre me njerëz të afërt të Alfred Sulës kanë pasur edhe banorë të tjerë të Kasharit dhe jo vetëm im shoq.
Ju dyshuat se Ganiu është vrarë që ditën kur ndodhi ngjarja?
Po, ashtu është. Ganiu na kishte treguar se kishte parë një njeri disa ditë më parë në mbrëmje pranë vendit ku u gjet i vrarë. Dolën bashkë me kushërinjtë e tij, por nuk e panë më atë person. Veç kësaj ai nuk pati pasur asnjëherë shkak që të vetëvritej. Ai nuk mbante armë me vete. Po kështu, sipas kushërinjve që e kanë parë, ai ka marrë plagë në krahun e majtë dhe pistoletën që i kanë gjetur pranë e ka pasur në krahun e djathtë. Nga sa më kanë thënë kushërinjtë që kanë folur me specialistët, kjo gjë nuk mund të ndodhë.
Ditën e ngjarjes, a keni parë ndonjë person të dyshimtë?
Kushëriri i Ganiut, por edhe djali ynë, më kanë thënë se kanë parë një njeri me pantallona të bardha, pak i gjatë me flokë të zinj, i veshur me një xhaketë blu, që po shkonte në drejtim të liqenit.
“I grabitën 9 hektarë dhe truallin e shtëpisë”
TIRANE - Shtëpia e Gani Kamberit ndodhet rreth 200 metra larg vendit ku pronari i saj u gjet i vdekur. Ai kishte denoncuar vjedhjen e 9 hektarëve tokë, duke përfshirë edhe truallin ku ndodhej banesa e tij. Gani Kamberi kishte denoncuar në polici skandalin e vjedhjes së tokave, pasi nuk kishte arritur ta zgjidhte këtë problem, duke u interesuar në komunë. Kushëriri i Ganiut, Xhaviti, tregon se ka parë ditën e ngjarjes, por edhe para krimit, një person me një xhaketë blu të lëvizte rrotull shtëpisë së Ganiut. Sipas të afërmit të viktimës, një ditë ky person ka qëndruar rreth avllisë së shtëpisë së Gani Kamberit. Xhaviti pohon se e ka ndjekur me sy këtë person, i cili nuk ka qenë banor i zonës. Të njëjtin person e ai tregon se e ka parë ditën e ngjarjes, duke shkuar në drejtim të rrugës buzë liqenit. “Fillimisht e kalova me një lloj dyshimi, por më vonë kur morëm vesh ngjarjen mua më shkoi mendja se ai mund të kishte qenë autori i krimit. Aty më ra në mend edhe Ganiu, që disa ditë më parë kishte parë një person në krye të kodrës, disa metra mbi rrugë duke e ruajtur në kohën që ai kthehej nga puna”, thotë Xhavit Kadriu.
Xhavit Kamberi: Ganiun e vranë me pagesë
TIRANE - Xhavit Kamberi është një prej kushërinjve të Gani Kamberit, i cili u gjet i vdekur më 14 tetor 2007. Ai banon fare ngjitur me shtëpinë e re të familjes së Gani Kamberit, ku tashmë qëndron bashkëshortja e tij, e dytë, bashkë me familjen e të birit. Kushëriri i viktimës tregon se ka dijeni të plotë mbi konfliktin e Ganiut me njerëzit që, sipas tij, i rrëmbyen tokën. Pavarësisht faktit se atij i janë gjetur gjurmë baruti të pistoletës në dorë, (faktorë plotësues), Xhaviti mendon se ngjarja ka qenë një vrasje e pastër dhe e paguar. “Disa fëmijë të familjes Cerka, që kullosnin bagëtinë kishin kanë dëgjuar krismat dhe kanë shkuar te kushërinjtë tanë Lulëzim dhe Muhamet Kamberi dhe u kanë treguar se xhaxhi Ganiu ishte rrëzuar dhe e kishin vrarë”, thotë i afërmi i viktimës. Sipas tij, dëshmitarët e kanë gjetur Ganiun aty me pistoletë në dorë dhe kanë dyshuar se ishte vetëvrasje. “Por unë këmbëngula që të vinte më parë policia dhe ata thanë se ishte vetëvrasje. Por gëzhojat nuk iu gjetën dhe kjo për mendimin tim është e dyshimtë”, tha Xhavit Kamberi.
Ekzekutimi, morgu përplaset me policinë
TIRANE - Enigma e vdekjes së 50-vjeçarit Gani Kamberi, dëshmitar i aferës korruptive me tokat në komunën e Kasharit, përplas Policinë e Shtetit me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekspertët e morgut mendojnë se ngjarja nuk ka qenë aspak një vetëvrasje, ashtu sikurse është klasifikuar nga policia. Mjekët ligjorë pretendojnë se hyrja e plumbit që i mori jetën Gani Kamberit, ka qenë në krahun e majtë të pjesës së pasme të kokës, duke e konsideruar këtë një precedent të panjohur në literaturën shkencore si rast vetëvrasje. Ekspertët e morgut pohojnë më tej se viktima është gjetur në mes të një zone të banuar, pranë një përroi, duke e konsideruar edhe këtë fakt si një argument që përjashton mundësinë e vetëvrasjes. Ndërkaq, Laboratori i Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme është shprehur në një raport-ekspertizë, se Gani Kamberit i janë gjetur në dorën e djathtë gjurmë baruti, faktorë plotësues që tregojnë se arma është shkrehur prej tij dhe jo nga persona të tjerë. Me këtë argument, policia mbështet versionin e saj, se dëshmitari i aferës korruptive me 18 hektarë toka në Kashar është vetëvrarë, duke përjashtuar kështu mundësinë e ekzekutimit për shkak të denoncimeve që viktima kishte bërë lidhur me atë që është konsideruar “mafia e tokave”. Por veç Institutit të Mjekësisë Ligjore, në kundërshtim me variantin e policisë qëndrojnë edhe familjarët e Gani Kamberit. Ata këmbëngulin se 50-vjeçari u vra për t’i hequr mundësinë e denoncimeve të mëtejshme mbi aferën korruptive me tokat e Kasharit. Të afërmit e viktimës përmendin persona konkretë në akuzat e tyre, duke thënë se Gani Kamberi, për shkak të denoncimeve ka pasur përplasje fizike me njërin nga bashkëpunëtorët e krerëve të komunës që u arrestua bashkë me ta për skandalin e shitjes së 18 hektarëve tokë me dokumente të falsifikuara. t.s