E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “Anas” hedh në treg “vogëlushen”, modelin e ri FIAT 500

Makina e vitit “Fiat 500” tashmë është prezente edhe në tregun shqiptar. 

Me sloganin “Mirë se vjen vogëlushe”, “Anas” sh.p.k., distributor ekskluziv i “Fiat Auto”, ka publikuar futjen në treg të makinës së vitit 2008 në Evropë, “Fiat 500”. Gjatë aktivitetit të zhvilluar dje, për prezantimin e kësaj makine merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, analistë financiarë, biznesmenë dhe njerëz të spektaklit, modës dhe sportit.
Juria ndërkombëtare e çmimit “Makina e vitit”, e përbërë nga 58 gazetarë të specializuar, nga 22 vende evropiane, ka përzgjedhur “Fiat 500”, makinën e vitit 2008 me 685 vota, “Mazda 2” me 325 pikë dhe “Ford Mondeo” me 202 pikë. Përveçse fituese absolute e “Makina e vitit 2008” superkompaktja “Fiat” ishte dhe vetura që ka marre votat nga numri më i madh i vlerësuesve të jurisë: 57 nga 58, që në fakt e kanë përfshirë në rrethin e preferencave, dhe plot 33 nga ata e kanë renditur në vendin e parë. Në fakt, kjo është hera e dytë. E para ishte për “Fiat Panda” në 2004, ku model i segmentit A fitoi çmimin më prestigjioz të botës së industrisë së makinave. Një rekord i jashtëzakonshëm, që me këtë, e çon në dymbëdhjetë fitoret e marra nga “Fiat Group Automobiles”. Deri më sot në Evropë, “Fiat 500”, kryeson me vendin e dytë të segmentit A me një kuotë prej 14.1% (para saj është “Fiat Panda” me rreth 17000 targime dhe në kuotën e 21.2%).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›