E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy "policë" grabisin emigrantët në kryeqytet

Grabitësit iu marrin nën kërcënimin e armëve dy të rinjve 420 euro

TIRANE- Një bandë grabitësish të veshur me uniforma policie, kryen dje goditjen e rradhës në qendër të kryeqytetit, pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Dy të rinj, kanë rënë preh e grabitjes së dy personave të cilët kanë qenë të veshur me uniforma policie ndërsa ata ishin afruar praën stacionit të furgonëve të linjës së Korçës. Dy personat sipas burimeve të policisë ende të paidentifikuar, kanë ndaluar praën mjetit dhe iu kanë kërkuar dy të rinjve që të shkonin pas tyre në mjetin tip "Volksëagen" Polo e njëjtë me ato me mjetet e policisë. Pak minuta pasi janë larguar nga furgonët, nën kërcënimin e armëve "policët", iu kanë kërkuar dy të rinjve t'iu dorëzonin të gjitha sendet e vlefshme që kishin me vete. Pasi kanë dorëzuarve dy personave të prezantuar si punonjës policie rreth 420 euro e gjithë shuma që ata kishin me vete. Dy të rinjtë mësohet e kishin mbërritur pranë staiumit "Qemal Stafa", ku kishin zgjedhur një prej furgonëve, për të udhëtuar në drejtim të Korçës, ndërsa më pas do të udhëtonin në drejtim të Greqisë ku donin të emigronin në drejtim tyë vendit fqinj. Pasi kanë marrë shumën e parave dy të rinjve, autorët janë larguar në drejtim të paditur. Të dëmtuarit kanë mbetur t shokuar ndërsa më pas kanë njoftuar policinë. Blutë kanë marrë në komisariat dy të rinjtë dhe më pas iu kanë marrë atyre deklarimet, mbi rrethanat e krimit. Sipas burimeve të policisë nga hetimet e kryera deri më tani, autorët janë dy persona që kanë mundur të shfrytëzojnë uniformat e policisë për të kryer grabitjen. Hetimi I policisë së kryeqytetit është shoqëruar edhe nga një hetim I nisur nga Shërbimi I KOntrollit të Brendshëm. Këta të fundit kanë nisur verifikimet e tyre në lidhje me grabitjen, ndërsa në pyetje janë marrë disa efektivë të patrullave të policisë. Kjo është ngjarja e dytë Brenda dy javësh, kur persona me uniforma policie grabisin qyetarët, më parë një grabitje ndodhi në Pezë e ngjashme me të djeshmen. Një tjetër grabitje ndodhi të të premten në qendër të Tiranës, ku persona të paidentifikuar grabitën 2.5 milionë lekë të reja në një pikë të këmbimit valutor.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›