Gjykata, “arrest me burg” 78-vjeçarit që mbyti gruan
28/02/2009 Shero: Ndihem fajtor, humba kontrollin
TIRANË- Mbyti bashkëshorten 69-vjeçare pas një zënke familjare dhe dje mori nga gjykata masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Qani Shero e ka pranuar krimin e kryer para gjykatës duke deklaruar se gjithçka bërë në momente të turbullta. “Kam humbur kontrollin, pasi gruaja nuk mu bind dhe për këtë ndjehem fajtor”. Kështu është shprehur dje para gjykatës i pandehuri Qani Shero nga Pogradeci, me banim prej disa vitesh në Sharr të Tiranës. Gjykata la në fuqi kërkesën e organit të Prokurorisë për ta dërguar në burg të pandehurin 78-vjeçar. Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri ndodhi në banesën e tyre në Sharr të Tiranës tre ditë më parë në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve nga gjykata, gruaja ka debatuar me bashkëshortin duke i kërkuar atij kthimin në fshatin e tyre Losnik të Pogradecit.