Pranga tre të rinjve, shisnin drogë në lokal
28/02/2009 Aksioni në “Qytetin Studenti”, në kryeqytet, kapen 51 qese hashash
TIRANË- Tre të rinj u kapën dje në Qytetin Studenti në Tiranë sepse kishin kthyer ambientet e një lokali në vendin e përshtatshëm për të shitur drogë. Policia gjeti edhe një pistoletë. Nga burimet policore mësohet se specialistët pranë Seksionit të Luftës Kundër Drogës përgjatë ditës së djeshme kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve Alfred Musabelli, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Mirgen Shuke, 23 vjeç, lindur dhe banues në Rrugën Budi në kryeqytet dhe Aldo Shehaj, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz. Arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në lokalin në Qytetin Studenti në pronësi të shtetasve Petref Musabelli dhe Mirgen Shuke, shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë (në lokal) me rreth 51 qese brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa.