Maskat grabisin 25 milionë lekë në këmbimin valutor
28/02/2009 Me armë në duar dy autorët u bënë presion punonjëseve
TIRANE- Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitësve në mes të ditës së djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt pranë sheshit “Avni Rustemi” ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje dy grabitësit e armatosur e të maskuar kanë qëlluar me armë në ajër. Ata kanë ushtruar presion mbi punonjësit duke arritur të rrëmbejnë një shume parash, që sipas burimeve jozyrtare kap shifrën e 2.5 milionë lekëve të reja. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por dy grabitësit ishin larguar duke marrë me vete dhe shumën e të hollave. Mësohet se gjatë grabitjes brenda pikës së këmbimit valutor ka patur dy punonjës, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që pas situatës të rëndë kanë lajmëruar forcat e policisë. Sapo dhanë alarmin në sallën e operative, në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar disa punonjës të Patrullës së Përgjithshme dhe njëkohësisht pas tyre në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e seksionit të vjedhjeve. Ata kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes njëkohësisht kanë marrë në pyetje edhe dy punonjësit e dyqanit të këmbimit valutor. Veç të tjerash për të hedhur sa më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes punonjësit e policisë kanë administruar disa dëshmi të personave që kanë qenë në vendin ku ndodhi grabitja. Mësohet se ata kanë deklaruar mbi veshjen e autorëve dhe mënyrën e sjelljes së tyre, gjatë momenteve të grabitjes së dyqanit valutor. Në bazë të këtyre të dhënave aktualisht policia e shtetit është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mësohet se pas kryerjes së aktit kriminal janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Nga grabitja e dhunshme nuk ka asnjë të lënduar, përveç dëmeve materiale si thyerje xhamash dhe pajisjeve të tjera. Ndërkohë që jo më larg se 1 vit në të njëjtin vend ka ndodhur një grabitje, ku objektiv ka qenë një dyqan argjendarie. Si pasojë e të shtënave me armë të dy autorëve, është plagosur shtetasi Vladimir Leka, i cili ishte edhe pronari i argjendarisë që ndodhej përballë me bustin e ushtarit të panjohur. Menjëherë ai është çuar për kurim në Spitalin Ushtarak, ku dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët e këtij reparti. Ndërkohë që ngjarja në fjalë ende nuk është zbardhur nga specialistët e seksionit të vjedhjeve.