Dy policë grinden për politikë
• LIBRAZHD - Dy punonjës policie, njëri i rendit dhe tjetri i komunës janë shoqëruar në komisariatin e qytetit të Librazhdit pas një grindjeje banale mes tyre.
Mësohet se mesditën e djeshme punonjësi i Policisë së Shtetit, Gëzim Dosku dhe polici i komunës Qendër të Librazhdit, Izet Hala, kanë nisur të replikojnë në një nga baret e qytetit. Por ajo që ka nisur si një debat nga tavolina në tavolinë, ka vijuar me fjalë të rënda ofenduese të ndërsjella dhe është "finalizuar" me konfrontim fizik mes dy policëve. Të gjendur përballë kësaj situate, të pranishmit në vendngjarje kanë lajmëruar policinë. Pas sinjalizimit forca policore kanë mbërritur në vendngjarje, duke qetësuar situatën dhe kanë shoqëruar kolegët e tyre në rajon. Pas gati 30 minutash të dy policët kanë lënë ambientet e komisariatit për t'u lënë të lirë, pasi që të dy kanë rënë dakord që të falnin njëri-tjetrin për fjalët ofenduese. Burime jozyrtare pohuan se, shkak i grindjes kanë qenë mospërputhjet e bindjeve politike mes dy policëve. a.k