Rrihet përgjegjësi i sektorit të patentave
• FIER - Rrihet përgjegjësi i sektorit të patentave në qytetin Fierit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shfrytëzimit të Automjeteve, kur inspektori Gjon Kola ishte në orarin e tij të punës. Sipas policisë, Kola ndodhej në katin e dytë të institucionit, kur është qëlluar me grushte nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike mbi inspektorin e patentave, dy agresorët janë larguar me shpejtësi. Pas ngjarjes i dëmtuari Kola ka shkuar në polici, ku ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, si edhe ka bërë denoncimin. Sipas Kolës, ky nuk është rasti i parë ku persona të ndryshëm kërkojnë me forcë dhënien e një leje drejtimi. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. m.r