E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Buxheti i Tiranës, më i mirë se i qeverisë

Zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp të zhvilluar dje në selinë rozë, theksoi se PS ka një vijë të gjatë ndarëse mes buxhetit të qeverisë dhe atij të bashkisë së kryeqytetit. Sipas Kodhelit, "asnjë transparencë për buxhetin e shtetit nuk bëhet nga qeveria, shtatë transparenca, një për çdo vit, janë realizuar për buxhetin e Tiranës, asnjë dëgjesë publike me qytetarët për buxhetin e shtetit, 33 dëgjesa publike për buxhetin e Tiranës, asnjë informacion mbi projektet e miratuara nga qeveria, informacion një herë në çdo gjashtë muaj për qytetarët e Tiranës". Më tej, ajo theksoi se, PS-ja duke marrë shkas nga raporti ndërkombëtar për transparencën e buxhetit të shtetit se qeveria "Berisha" punon jashtë çdo standardi evropian. "Raporti i OBI-së, Iniciativa Ndërkombëtare për Buxhet të Hapur, nxori në pah atë që Sali Berisha nuk do ta dëgjojë që, hartimi i buxhetit të qeverisë së Shqipërisë bëhet jashtë çdo standardi ballkanik e jo më evropian" është shprehur Kodheli.

Sipas saj, këto bëjnë që buxheti i Bashkisë së Tiranës të dallojë qartë nga cilësia, krahasuar me buxhetin e qeverisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›