Dy romane qe zgjodhen Obamen
1.
Ndërsa shihja lotët në sy të zezakëve amerikanë, natën e 4 nëntorit, kur në SHBA përjetohej njëra prej kthesave më të rëndësishme historike, me zgjedhjen e afro-amerikanit Barack Obama kryetar, mendoja për atë reagimin e parë instinktiv, atë që do të merrte përmasa globale, që do të ishte në faqet e para të të gjitha gazetave, komenteve televizive, revistave, me ditë të tëra. Reagimi që përqendrohet në atë më evidenten, ngjyrën e lëkurës, gjegjësisht të tejkalimit të paragjykimit për të.
Dhe, më ra në mend diçka që Obama dhe unë, duke qenë bashkëmoshatarë, mund të kemi lexuar në të njëjtën kohë në fund të gjimnazit, romanin e Richard Wright, "Native son" (që në një përkthim më të përshtatshëm e quajta "Burri i dheut"), i cili kur doli më 1940-ën kishte të njëjtin përshkrim, "historik", sikurse edhe fitorja e Obama-s. Ai i quajt romani me të cilin marrëdhëniet ndër-racore në Amerikë nuk mund të shikoheshin si para tij.
Kthesa historike e Wright ishte përshkrimi i një zezaku nga Chicago, i rritur në diskriminimin kundër racës së tij dhe varfërinë që del nga ajo që, në rrethana dehjeje dhe rastësie, vret të bijën (komuniste) të punëdhënësit (kapitalist) të tij, për të cilin ngiste veturën. Vrasja do të nxisë edhe më ndjenjat raciste në South Side të Chicago-s (ku shumë vite më vonë Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle do të jenë ndihmësvullnetarë juridikë të komunitetit) dhe do të krijonte një proces gjyqësor, ku edhe akuzuesit, edhe mbrojtësit do të merrnin pozicione të forta simbolike. Ata që akuzonin do ta bënin duke marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së vrasësit; ata që e mbronin, do të merrnin ngjyrën e lëkurës si rrethanë lehtësuese, si shpjegim se krimi ishte ndërtuar si pasojë e diskriminimit, se Bigger Thomas ishte "burrë i dheut", gjegjësisht produkt i asaj shoqërie dhe i atyre rrethanave në shoqëri.
Vetë Thomas do t‘i japë notë brutale vlerësimit moral, duke përshkruar aktin e tij:
"Nuk kam dashur të vras", briti Bigger. "...Duhet të ketë qenë punë goxha e thellë në mua që të vrasë! Duhet ta kem ndier shumë nevojën e vrasjes... Kur njeriu vret, duhet të jetë për diçka!"
2.
Wright u shndërrua, pas këtij romani, në një simbol të radikalizmit të afro-amerikanëve. U bë i njohur si anëtar i Partisë Komuniste, madje u martua me një të tillë, pas divorcit me gruan e parë. Shkoi në Evropë dhe nga ekzistencializmi i Sartrit u përpoq të analizojë marrëdhëniet racore në Amerikë.
Më ra në mend Wright jo për shkak të afërsisë me gjendjen e tanishme, por si një përkujtim, i cili gjendet në mendjet e shumë afro-amerikanëve sot. Sado të jetë i largët konteksti i Chicago-s së Bigger Thomas-it me atë të Obama-s, mbamendja kolektive megjithatë ende e regjistron dhimbjen. Dhe kjo, në një formë u manifestua edhe gjatë fushatës, me një rastësi që i afrohet gati letërsisë, kur udhëheqësi shpirtëror i Obama-s, reverendi me të njëjtin mbiemër si shkrimtari Richard, pra Jeremiah Wright, filloi të predikojë me slogane antiamerikane e me një ndjenjë të radikalizuar të lëvizjes zezake të të gjashtëdhjetave.
E mu këtu, mu te kjo lëvizje radikale e viteve gjashtëdhjetë, është romani i dytë, i cili besoj se është i nevojshëm për të kuptuar fitoren e Obamas. Në "Pastoralen amerikane" të Philip Roth, me të cilin fitoi çmimin "Pulitzer" më 1997-ën, zezakët e radikalizuar djegin shtëpi e dyqane, në fabrikën e dorëzave të kryepersonazhit Seymour "Swede" Levov, ku rri roje një punëtore zezake, duke dashur të shpëtojë të kaluarën, të tashmen dhe ardhmërinë e saj nga zjarri, ndërsa hebrenjtë e tjerë, pjesëtarë të komunitetit të Levovit, ia zënë për të madhe, e ia përsërisin me qindra herë pyetjen se si është e mundur që të ketë punësuar "schvartzen" (të zinjtë, në jidish).
Në pothuajse të njëjtën kohë të trazirave të zezakëve pas vrasjes së Martin Luther Kingut, Amerika e re e revoltuar ngrihet kundër luftës së Vietnamit, e në skajshmërinë radikale të kësaj kryengritjeje do të gjendet e bija e Levovit, Merry, e cila vendos një bombë në dyqanin kryesor të fshatit të tyre në New Jersey, që do të vrasë një bashkëfshatar të respektuar, mjekun e asaj ane.
3.
Fitorja e Obama-s komentohet tepër lehtë me romanin e Wright. Thjesht është një fitore e cila mund gjendjen e diskriminimit, që, siç u përshkrua në roman, u shndërrua në shtytës kryesorë të krimit. Pra, është një fitore kundër padrejtësisë së gjatë, një krim në vete.
Por, më duket se përtej kësaj thjeshtësie, familja Levov është ndihmëse më e mirë për të kuptuar momentin e fitores së Obama-s.
Swede Levov, apo suedezi Levov, e merr këtë nofkë nga trajneri i tij i basketbollit, "një nofkë amerikane, ...që e bëri mitik në një mënyrë që emri Seymour kurrë nuk do ta bënte... Ai e mbante këtë nofkë më vete, si një pasaportë të padukshme, gjatë tërë kohës, duke hyrë më thellë e më thellë në jetën amerikane". Bashkëshortja e tij, Dawn, do të martohej me çifutin Swede Levov pasi të kishte marrë kurorën e bukuroshes së New Jersey-t. Ai, i biri i një çifuti evropian, që kishte filluar të prodhojë dorëza në shtëpi, e pastaj kishte ngritur një fabrikë për to, do të bëhej ekzemplari i amerikanit të posterëve: i gjatë, biond si suedezët, sportist i mirë, bashkëpronar në biznesin e babait, i martuar me bukuroshen anglosaksone të New Jersey-t, me shtëpi në periferi dhe një jetë përpara.
Në tri gjenerata të Levovëve kalon shekulli XX. I ati, që erdhi nga Evropa si çifutët tjerë, duke e filluar një jetë të re me njohuritë e "vendit të vjetër". Swede, produkti i suksesit të emigrantëve, shkrirja në modelin dominues WASP (White -Anglosaxon-Protestant), i bardhë, anglosakson, protestant. E bija Merry, kryengritëse, që pas bombës kundër shtetit që vret një civil, vendos të aderojë në një lëvizje të kundërt politike, atë të sektit budist Jain, i cili predikon që të respektohet çdo gjë e dukshme dhe e padukshme, e që lumturinë më të madhe e ka kur arrin të respektojë "dhimbjen e perimeve", të mos hajë, pra edhe të vdesë nga uria.
Shikuar nga ky kënd, Obama vjen pas lëvizjeve tektonike të shekullit XX. Natyrisht, po se po pas luftës kundër diskriminimit racor, e cila fitoi të drejtën qytetare në veçanti pas "Native son". Por, edhe më tepër pas një procesi, i cili si te Levovët, nuk arriti të ndërtojë identitetin dominues amerikan, as atë të emigrantit që fiton "amerikanizmin" e tij me ditën e parë të jetës e punës në këtë vend mrekullish; as atë të biondit, atletik e afarist që identifikohej me Swede dhe gruan e tij bukuroshe, as atë të protestës, që shkon prej dhunës së bombës te jodhuna budiste.
Në këtë kontinuitet ndryshimesh, fitorja e Obama-s ka të bëjë me identitet. Është, në fakt, dëshmi se identiteti amerikan nuk është i fiksuar as në etnicitet e as në ngjyrë, por është gjithnjë në ndërtim e sipër dhe si i tillë krijon edhe një gjendje të këtillë, ku pjesëtari i një minoriteti të shtypur historikisht bëhet President i shtetit.
4.
Tre kamionë dhe 20 punëtorë, në një të mëngjesit, tregon Roth, u kontraktuan nga një sipërmarrës ndërtimesh që të vjedhin kalldrëmin e një rruge në New Jersey, tri javë pas demonstratave të zezakëve dhe të atyre kundër luftës në Vietnam, - që të dyja të shuara me dhunë.
Kur u zgjuan Levovët panë se nuk kishte më rrugë. Lou Levov, i tha të birit Swede, se kishte ardhur koha që të iknin dikund, sepse "tash kanë filluar t‘i vjedhin edhe rrugët".
Trauma kolektive e asaj kohe përfundoi, sikurse edhe në roman, me aferën Watergate, e në fund me rënien e një Presidenti.
Diçka ngjashëm ndodhi këto ditë në Amerikë. Rruga e kalldrëmit u vodh brenda natës, me krizën financiare, e cila zhvlerësoi ekonominë amerikane, pensionet e të moshuarve dhe ardhmërinë e të papunëve. Lufta e Irakut u bë aq e popullarizuar sikurse ajo e Vietnamit. Por, dallimi fundamental është se në vend të protestave që do të kërkonin rrëzimin e pushtetit, apo ndaljen e luftës, rinia e sotme amerikane u mobilizua për të bërë diçka që në gjeneratat e mëparshme do të konsiderohej si veprim "borgjez", "bajat", "demode" - për të ndërtuar fushatën e një njeriu që nuk ishte pjesë e establishmentit dhe në fund për të votuar. Po ashtu, sikurse u këshillohej popujve evropianë e të tjerë gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit XX nga miqtë e tyre amerikanë.
5.
Periudha e Obama-s, e cila tashmë filloi, anipse ai nuk ka ende fuqi ekzekutive presidenciale, do të jetë e analizuar hollësisht prej shkencëtarëve politikë. Por, pas disa vjetësh, ajo do të gjendet në letërsi, si pjesë e shekullit XXI. Në të do të figurojë një Amerikë e ndryshuar, me një shoqëri që në masë të madhe ka tejkaluar identitetin etnik dhe racor dhe ndërgjegjësuar tej mase për zhytjen e fatit të vet kolektiv, ushtroi fuqinë e votës demokratike. Një Amerikë, që e filloi globalizimin gjithkund gjatë shekullit XX e që më 4 nëntor hyri në shekullin XXI duke e globalizuar veten.