Puka, atje ku dimri vjen shpejt
Kush mendon se Puka është
shumë larg e ka fort gabim. Esh
të vetëm 48 kilometra nga Bushati,
atje ku rruga merr kthesën për në
Vaun e Dejës dhe më tej për në Koman.
Për pak kohë jemi në mes të një lëvizjeje
të dendur. Nga Mjeda dhe Vau i Dejës
fshatarët shpejtojnë për në Shkodër
dhe rrethina ku i presin punët e përditshme.
Në Vaun e Dejës gjallëria është
edhe më e madhe. Fëmijët po shpejtojnë
për në shkollë. Në qendër të qytetit
një statujë e Nënë Terezës që shtrëngon
fort dy fëmijë është edhe më e
përvuajtur se ç‘ka qenë Nëna vetë.
Makina, këmbësorë e lopë ecin qetësisht
përkrah njëri-tjetrit brenda një
ekuilibri për t‘u pasur zili. Askush nuk
e pengon njëri-tjetrin dhe secili ecën në
rrugën e vet.
Brenda pak kohe e lëmë pas edhe
Hajmelin, fshatin e fundit të Zadrimës.
Rruga bëhet gjithnjë e më e përpjetë
dhe shkëmbore. Kemi hyrë në kodrat e
Laçit. Tashmë jemi në zonën e Pukës.
Mbretërimi i qetësisë
Ne vijmë nga një botë e zhurmshme.
Vetëm pak minuta më parë kemi qenë
në poteren mëngjesore të Vaut të Dejës
dhe befas jemi zhytur në një qetësi të
shurdhët. Ndërsa ngjitemi gjithnjë e më
lart duke ecur mbi një rrugë të asfaltuar
mirë, nuk dëgjojmë gjë tjetër veçse
zhurmën e ndonjë makine të rrallë me
targa të Kosovës. Shumë prej kosovarëve
i bien këndej për të shkuar e
ardhur. Të paktën deri në Fushë-Arrëz
shpëtojnë nga kthesat e shumta të
rrugës që kalon nëpër Mirditë. U shtojmë
diçka më tepër veshjeve tona. Një
ciknë e mprehtë, tipike e vendeve malore,
ka nisur të na kujtojë se dimri tashmë
është në prag. Dikush prej nesh kujton
me buzë në gaz se "tani në Tiranë
janë ende me mëngë të shkurtra". Majtas
e djathtas nesh shtrihet vjeshta e
thellë, ajo e vërteta, me gjethet e përskuqura
të dushkajave që i valëvit era e
ftohtë e Veriut. Përballë nesh shtrihen
malet hijerënda të Dukagjinit. Na kujtohet
se nëpër libra kemi lexuar se zotërimet
e Lekë Dukagjinit të famshëm
shtriheshin pikërisht në këto anë, madje
Hahn, në mesin e shekullit XIX, kishte
shkruar se kështjella e Lekës së Kanunit
duhej të ishte diku afër Pukës. Më
vonë do ta "takojmë" sërish Lekën me
mustaqe të mëdha.
Ajo heshtja e fillimit nuk prishet as
kur mbërrijmë në Gomsiqe. Ky është
një fshat i madh dhe i njohur i Pukës, i
vendosur në anë të një përroi, që më
pas derdhet në Drin, diku afër Vaut të
Dejës. Një kishë shumë piktoreske dallohet
që nga larg fshatit. Të vetmet zëra
njerëzorë që dëgjohen janë ato të mësuesve
të shkollës. Gomsiqja ka një goxha
shkollë të mesme. Dy nxënës, të veshur
me këmishën e bardhë dhe me
kollaren e zezë, kanë mbetur në oborr.
Duken të shqetësuar. Kush e di se ç‘ka
ndodhur që në orët e para të mësimit.
Pas Gomsiqes vjen Kçira. Këtu na
bëjnë përshtypje disa pallate si ato të
periferive tona, të ndërtuara në kohën
e socializmit. Të vendosura mbi një
kreshtë, të rrahura nga të gjitha anët
prej erërave të ftohta, ato kanë nisur të
rripen pak nga pak. Kush e di se pse na
përngjajnë disi me lapidarët e harruar
anë e kënd Shqipërisë.
Zhytemi sërish në qetësinë tonë
vjeshtore. Vetëm rrallë e tek na përshëndosh
ndonjë buri. "Kolegët" gëzohen po
aq sa edhe ne teksa hasin ndonjë makinë.
Një doktor në Pukë
Me doktor Nikolin Bardhokun jemi
njohur falë miqve të përbashkët. Dhe
meqë në këto anë shprehja "miku i
mikut tim është miku im" është ende
në funksion, miqësohemi shumë shpejt
me të. Doktor Nikolini është nga Fushë-
Arrëzi, dikur zona industriale e Pukës.
Madje, në spitalin e atjeshëm ka punuar
për shumë vjet. Tani është shefi i
shëndetësisë së Pukës. Doktori bën zakonin
e vendit. Takimin e parë me të e
bëjmë në "Turizmin" e qytetit. Ky është
emri i vjetër i një lokali që është restauruar
krejtësisht nga biznesmenë prej
Tiranës. "Po hë, si po ju duket?" - nuk e
fsheh kënaqësinë e tij doktori? Doktori
ka të drejtë të krenohet, në këtë lokal
ndjehemi sikur jemi në njërin prej atyre
luksozëve të Tiranës. Nga xhamat
dallojmë kalimtarët e qytetit. Disa gra
kanë nisur që tani të kërrusen e të
mblidhen ca nga i ftohti që po troket.
Pak më tej kalon një kamion me dru.
Dimri është fare afër. Dikush prej nesh
i shton edhe ndonjë bluzë tjetër atyre
që kishte veshur më parë.
Duke rrufitur kafenë, doktori na
rrëfen histori të vjetra e të reja, nga ato
që vetëm mjekët mund të rrëfejnë. "E
kam ndjerë veten keq njëherë në
Fushë-Arrëz - nis të flasë ai - ishte 1997.
Ndodhi një aksident i rëndë. Vdiqën 9
vetë. Nuk kishim as mjetet dhe as kushtet
që të bënim ndonjë gjë për ta. Ishte
një ngjarje e rëndë, nuk do të më shlyhet
kurrë nga kujtesa. Po kemi pasur
edhe raste vështirësish, por që i kemi
kaluar falë helikopterëve që mbërrijnë
nga Tirana. Sidomos e vështirë është
gjendja me zonën e Iballës, ku bën
dimër i egër dhe ku rrugët bllokohen
gjatë gjithë dimrit. Një grua me insuficensë renale desh na iku për duarsh…
Sikur të mos kishte mbërritur helikopteri.
E kam takuar më vonë. Ishte fare
mirë". Me doktorin ecim një herë
përmes qendrës. Fare pranë "Turizmit"
është spitali. Puka mund të jetë qyteti i
vetëm në Shqipëri që e ka spitalin bash
e në mes të tij. "A e imagjinoni? Po sikur
këtu të ishte një sanatorium? Këtu është
tamam klima për një vend të tillë!" -
na thotë doktori. Si shumica e mjekëve
edhe ai është ëndërrimtar. Për të mos i
prishur ëndrrën ne nuk ia kujtojmë se
tuberkulozi vrastar i Migjenit u rëndua
pikërisht ca metra më larg vendit ku po
bisedojmë.
Kujtesa e qytetit
Xhemal Meçi është një mësues i
vjetër, bashkëpunëtor që prej shumë
dekadash i Akademisë së Shkencave.
Pasioni i tij i madh është historia e
vendlindjes. Vetë është nga Kabashi,
një zonë e njohur e Pukës. Eshtë gjithashtu
një studiues e botues i njohur.
"Profesorin", sikurse e thërrasin të
gjithë në Pukë, e takojmë në vendin e
tij të zakonshëm, në ekspozitën etnokulturore
"E.Çabej". Na pret me atë
mirëdashjen që kanë të gjithë njerëzit,
të cilët merren me gjëra e histori të
vjetra. Bashkë me të e kalojmë edhe një
herë atë historinë mijëravjeçare të këtyre
anëve. Lekë Dukagjini (takimi ynë
i dytë me të parin e këtyre anëve), makete
kullash të vjetra, kostume popullore
dhe deri tek i famshmi Ndue Shyti,
të gjitha na kalojnë para syve brenda
pak minutash. "Nga dallojnë pukianët
nga mirditorët, profesor? Asnjëherë
nuk e kam bërë dot dallimin",
bëhet kurioz njëri prej nesh. Profesori
vë buzën në gaz: "Po ne kemi boll ndryshime,
sikurse kemi edhe shumë të
përbashkëta - thotë qetë-qetë - ne
kemi dialekt të ndryshëm nga mirditorët.
Ne vetë dhe ata e kuptojmë
sakaq ndryshimin. Pastaj historikisht
ata janë komanduar nga bajraktarët,
më i rëndësishmi prej të cilëve ishte
kapedani i Mirditës, ndërsa ne kemi
pasur tjetër sistem. Që në kohët e hershme
të Turqisë këtu ishte vendosur
një aga mysliman. Dhe kjo është arsyeja
përse një pjesë e pukianëve u
shndërruan në myslimanë dhe përse
Puka më pas u bë qendër administrative
e krejt kësaj malësie. Këtyre ne u
kemi pas thanë ‘zotni‘. Thonë që të
parët e tyne kanë ardhë nga zona e
Kolonjës. Pastaj ndryshime kemi edhe
në fushë të muzikës popullore. Këndej
nga ne është kënduar më shumë me
lahutë, ndërsa në Mirditë e para është
çiftelia. A ju duken boll ndryshime, apo
doni të tjera?". Profesori e ka mbyllur
me një shaka përshkrimin e tij. Po neve
na ka mbetur edhe një pyetje tjetër.
"Përse i kini vënë emrin e Çabejit kësaj
ekspozite?" - e pyesim. "E përse jo - na
përgjigjet - ai ka qenë një njeri i madh
për të gjithë shqiptarët - por, përveç
kësaj ai ka qenë i pari që ka bërë një
spjegim të saktë mbi emrin e Pukës".
Nga shkolla "e
përzieme", te maskat
Pak metra larg qendrës është shkolla-
muze, ku ka dhënë mësim e ka qenë
drejtor Migjeni në vitet e fundit të jetës.
Profesori na shoqëron për tek ajo, duke
na bërë një kërkesë: "Ju lutem të shkruani
se kjo shkollë-muze duhet të shpallet
muze kombëtar, përndryshe si do të
mbahet. Deri tani është mbajtur me
pasionin tonë dhe me fonde të pakta,
po më vonë?". Në oborr të ish-shkollës
së vogël jemi vetëm ne, dy akcie të vjetra
dhe një gjel që sheh me inat se mos
i ngacmojmë pulat e tij. Brenda vjen një
erë e mirë librash të vjetër. Këtu kemi
rast të kujtojmë letërsinë e fuqishme të
njeriut të brishtë, të revoltuar nga mjerimi.
Fare afër është selia e "Puka TV".
Miqtë tanë na thonë se është një prej
stacioneve më të pëlqyera prej pukianëve.
Të bërë kuriozë trokasim në
portën e kolegëve. Askush nuk përgjigjet
në këtë vakt dreke. Ca më tej një
makinë që sapo ka shkarkuar një vandak
me dru. Kjo skenë na e kujton edhe
një herë dimrin e Pukës dhe atë ç‘ka
kemi dëgjuar më parë për të. Një e rrënqethur
na e përshkon sakaq shtatin.
Puka mbaron shpejt. Periferia është
shumë afër qendrës. Në disa godina
industriale të kohës së socializmit
ndodhet një nga të paktat industri të
zonës. Eshtë një punishte maskash, e
ngritur nga një biznesmen shkodran.
Këtu janë punësuar disa gra pukiane.
Kalojmë brenda pak minutash nga historitë
me malësorë e me Migjenin, te
një atmosferë tjetër: te dielli që
përqafohet me hënën, te Pinoku, te
pani plak që buzëqesh me qesëndi…
Jashtë punishtes i hasim sërish ato turrat
e druve që "do luftojnë" dimrin. Në
kthim nisim të lirohemi nga veshjet që
kishim shtuar. Në anët tona dimri vjen
më vonë.
At Deda dhe një "gjamë" 120-vjeçare
Italiani Domenico Pasi (1847-1914) ish
te vetë malësor. Kishte lindur në një fshat
të vogël në malet mbi Veronën. Ishte
jezuit. U dorëzua prift në motin e largët
1879. Pas kësaj jetoi e punoi në Shkodër,
në fillim si mësues e më pas si rektor i
Kolegjës Saveriane. Në 1888-1889 së
bashku me dy kolegë doli vullnetar për
"Missione Volante" (Misioni Shëtitës) në
malësitë e Veriut të Shqipërisë. Malësorët
e konsideronin si njërin prej tyre. Ata e
quanin At Deda. Një nga pikat e tij kryesore
të qëndrimit ishte Iballa e Pukës.
Ngjarja që do të lexoni më poshtë është
nxjerrë nga ditari i tij dhe mban datën: 8
qershor 1889.
"… Fira gjithmonë ka qenë një vend i
qetë, pa gjakmarrje dhe pa hasmëri.
Vetëm katër vite më parë, në prag të Shën
Sebastianit, familja e Zymer Palushit filloi
grindjen me një familje tjetër kryesore
të vendit dhe nga fjalët kaluan në veprime
dhe, për një çast, ranë 12 vetë të vrarë e të
plagosur. Qysh atëherë kanë vijuar një
varg gjakmarrjesh, hasmërish, dyshimesh
etj. Dy muaj më parë filluan sërish të qëllojnë,
disa të vrarë, disa të plagosur dhe
katër shtëpi të djegura. Tri ditë më parë,
një nga rivalët, nën shkakun se Zymeri i
kishte dhënë mbrojtje armikut të tij, i
kishte vrarë djalin e madh nëntëmbëdhjetëvjeçar,
djalë me virtyte të rralla dhe
shpresa e familjes.
E gjeta familjen të tmerruar. Pas mesditës
shkova për herë të fundit në varreza
për të bërë "gjamën" (vajtimin) që bëhej
zakonisht tri ditët e para pas vdekjes dhe
në të cilin marrin pjesë të afërmit dhe
miqtë. Gratë sillnin rrobat e të vrarit, i vinin
përdhe pranë varrit ku së pari vinin
tirqen, ose pantallonin, vijonin duke vënë
xhamadanin, ose xhilen, meqë është e
vetmja që kanë për të mbuluar trupin deri
në brez; te vendi i kokës kapuçin, apo
qeleshen, te vendi i këmbëve opingat, që
janë një lloj këpuce; përmes vendosin një
gjerdan plot me fishekë dhe dyfekun.
Duke i vënë kështu rrobat e të vrarit, gratë
mblidhen përreth në heshtje dhe nëna e
të vrarit mbulon pjesën e kokës së të vrarit
me një shami dhe fillon vajtimin. Fillimisht,
për pak çaste, fillon të nxitet duke
bërë: he!...he!...he!..., kur e mbyt dhimbja
fillon të qajë; pastaj fillon vajtimin, që
është të kënduarit e përvajshëm dhe
gjithmonë me të njëjtën metrikë, duke
numëruar virtytet e të zhdukurit, dëmin
që i ka bërë familjes, atë çfarë ai bënte në
jetë, çfarë do të kishte bërë, nëse do të
kishte jetuar etj., etj…
Pas vajtimit që bënin gratë fillonin
burrat, por në një mënyrë krejt të ndryshme.
Mblidheshin nja dymbëdhjetë
veta dhe vendoseshin në një largësi prej
njëzet metrash nga rrobat e të vrarit. Qëndronin
në heshtje duke tundur kokën dhe
trupin, pastaj duke vendosur të gjithë
grushtet në ije njëherësh ia jepnin një
britme me një "mjer" të zgjatur, pastaj një
britmë e dytë vijon me fjalët: "un vllau i
em", duke e shoqëruar britmën me një
lëvizje dhe stërmundim të të gjithë trupit.
Pastaj ripërsërisin "mjer unë!"… Ka një
çast pushimi të përzgjatur në heshtje të
thellë, pastaj përsëritet britma "mjer unë
vëllau i em" dhe pastaj duke ngritur
krahët, duke nxjerrë kraharorin dhe duke
u përkulur për nga pas, me të dy duart fillojnë
të rrahin gjoksin me grushte për disa
sekonda: pastaj teksa drejtohen për nga
përpara me të dyja duart, fillojnë të
gërvishtin njëkohësisht tëmthat e faqet
dhe disa e bëjnë aq fort sa fillon e u rrjedh
gjak… Pastaj vijnë pranë rrobave dhe
përsërisin shumë herë vajtimin në
mënyrën e lartpërmendur, gjunjëzohen
dhe përkulen aq thellë derisa prekin me
kokë rrobat e të vdekurit dhe nuk ngrihen
derisa të vijë çasti për të rrahur kraharorin.
Pasi kanë vazhduar kështu një
farë kohe, ata që janë të pranishëm në
vajtim, i ngrenë duke i kapur nga supet
dhe nga rrobat dhe këta, pasi bëjnë pak
rezistencë, ngrihen e përhapen të heshtur…
Pasi të kenë mbaruar burrat, rifillojnë
gratë dhe vazhdojnë ndoshta për dy
orë, në mënyrë që vajtimi të zgjasë
pothuajse katër orë. Pas kësaj gratë mbledhin
rrobat e të vrarit, i çojnë në shtëpi
dhe turma shpërndahet…".
Por vjollca nuk ka…
Migjeni (1911-1938) jetoi në
Pukë vetëm 18 muaj,
përgjatë viteve 1936 dhe 1937,
e megjithatë kjo kohë ndikoi fort
në mendjen e tij. Gjatë letrave
të fundit që shkroi nga sanatoriumi
në Torino, ku kaloi ditët e
fundit të jetës, ai e përmendte
shpesh Pukën, shkollën, njerëzit.
Një nga kryeveprat e tij, novelëza
"Luli i Vocërr" është frymëzuar
pikërisht nga koha kur ai u
emërua drejtor i Shkollës Fillore
të Përzieme të Pukës. Mësimi
këtu zhvillohej nga marsi deri në
nëntor. Dimri i ashpër i këtyre
anëve i mbante larg fëmijët.
"…Nganjëherë i afrohet mësuesi
Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e
dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja
ledhaton faqet, gushën, e Luli i
afrohet, ja merr dorën, e shikon
me sy pëllumbi dhe kishte dashtë
t‘i fali diçka mësuesit. Por vjollca
nuk ka, e Luli i vocërr çka
mund t‘i fali mësuesit tjetër? Veç
në ja faltë tollumbat e veta që
kanë hapun gojën si me dashtë
me e hangër mësuesin. Po, po
tollumbat e Lulit kanë me e hangër
mësuesin", pat shkruar Migjeni i rrethuar
nga thëllimi i maleve të Pukës.
Deri vonë pak kush e dinte se cili
ishte Luli i vërtetë. Por, pak nga
pak, si një kujtim, që vjen e forcohet
sa më shumë që kalon koha,
u mësua e vërteta. Luli ishte Zenel
Islami nga një fshat fare afër
Pukës. Zeneli, që u arsimua më
pas në Shkodër, mori poste të
larta në qeverisje. Në verën e
1961 ai ishte kryetari i Komitetit
Ekzekutiv të Elbasanit. Pikërisht
në vigjilje të festës së ushtrisë,
10 Korrikut, në qytet u përhap
lajmi: "Zenel Islami ka vrarë veten
në Labinot-Mal!". Kjo ngjarje
mbeti përherë e rrethuar me
një dozë të rëndë misteri.
Familjarët e tij janë fare të bindur
se Luli i Vocërr është likuiduar
në rrethana ende të pashpjeguara.
Mësues Migjeni vdiq nga tuberkulozi
në Itali. Ishte 27 vjeç.
Luli e mbylli jetën në moshën 36
vjeç. Rrallë në histori ndodh që
të kenë fat kaq të përbashkët
shkrimtari dhe personazhi i tij.
Të dy vdiqën të rinj, të dy të zhgënjyer
nga një jetë që ishte
shumë larg asaj që kishin ëndërruar.
Të dy ikën nga një botë ku
vjollcat ishin aq të pakta.
shumë larg e ka fort gabim. Esh
të vetëm 48 kilometra nga Bushati,
atje ku rruga merr kthesën për në
Vaun e Dejës dhe më tej për në Koman.
Për pak kohë jemi në mes të një lëvizjeje
të dendur. Nga Mjeda dhe Vau i Dejës
fshatarët shpejtojnë për në Shkodër
dhe rrethina ku i presin punët e përditshme.
Në Vaun e Dejës gjallëria është
edhe më e madhe. Fëmijët po shpejtojnë
për në shkollë. Në qendër të qytetit
një statujë e Nënë Terezës që shtrëngon
fort dy fëmijë është edhe më e
përvuajtur se ç‘ka qenë Nëna vetë.
Makina, këmbësorë e lopë ecin qetësisht
përkrah njëri-tjetrit brenda një
ekuilibri për t‘u pasur zili. Askush nuk
e pengon njëri-tjetrin dhe secili ecën në
rrugën e vet.
Brenda pak kohe e lëmë pas edhe
Hajmelin, fshatin e fundit të Zadrimës.
Rruga bëhet gjithnjë e më e përpjetë
dhe shkëmbore. Kemi hyrë në kodrat e
Laçit. Tashmë jemi në zonën e Pukës.
Mbretërimi i qetësisë
Ne vijmë nga një botë e zhurmshme.
Vetëm pak minuta më parë kemi qenë
në poteren mëngjesore të Vaut të Dejës
dhe befas jemi zhytur në një qetësi të
shurdhët. Ndërsa ngjitemi gjithnjë e më
lart duke ecur mbi një rrugë të asfaltuar
mirë, nuk dëgjojmë gjë tjetër veçse
zhurmën e ndonjë makine të rrallë me
targa të Kosovës. Shumë prej kosovarëve
i bien këndej për të shkuar e
ardhur. Të paktën deri në Fushë-Arrëz
shpëtojnë nga kthesat e shumta të
rrugës që kalon nëpër Mirditë. U shtojmë
diçka më tepër veshjeve tona. Një
ciknë e mprehtë, tipike e vendeve malore,
ka nisur të na kujtojë se dimri tashmë
është në prag. Dikush prej nesh kujton
me buzë në gaz se "tani në Tiranë
janë ende me mëngë të shkurtra". Majtas
e djathtas nesh shtrihet vjeshta e
thellë, ajo e vërteta, me gjethet e përskuqura
të dushkajave që i valëvit era e
ftohtë e Veriut. Përballë nesh shtrihen
malet hijerënda të Dukagjinit. Na kujtohet
se nëpër libra kemi lexuar se zotërimet
e Lekë Dukagjinit të famshëm
shtriheshin pikërisht në këto anë, madje
Hahn, në mesin e shekullit XIX, kishte
shkruar se kështjella e Lekës së Kanunit
duhej të ishte diku afër Pukës. Më
vonë do ta "takojmë" sërish Lekën me
mustaqe të mëdha.
Ajo heshtja e fillimit nuk prishet as
kur mbërrijmë në Gomsiqe. Ky është
një fshat i madh dhe i njohur i Pukës, i
vendosur në anë të një përroi, që më
pas derdhet në Drin, diku afër Vaut të
Dejës. Një kishë shumë piktoreske dallohet
që nga larg fshatit. Të vetmet zëra
njerëzorë që dëgjohen janë ato të mësuesve
të shkollës. Gomsiqja ka një goxha
shkollë të mesme. Dy nxënës, të veshur
me këmishën e bardhë dhe me
kollaren e zezë, kanë mbetur në oborr.
Duken të shqetësuar. Kush e di se ç‘ka
ndodhur që në orët e para të mësimit.
Pas Gomsiqes vjen Kçira. Këtu na
bëjnë përshtypje disa pallate si ato të
periferive tona, të ndërtuara në kohën
e socializmit. Të vendosura mbi një
kreshtë, të rrahura nga të gjitha anët
prej erërave të ftohta, ato kanë nisur të
rripen pak nga pak. Kush e di se pse na
përngjajnë disi me lapidarët e harruar
anë e kënd Shqipërisë.
Zhytemi sërish në qetësinë tonë
vjeshtore. Vetëm rrallë e tek na përshëndosh
ndonjë buri. "Kolegët" gëzohen po
aq sa edhe ne teksa hasin ndonjë makinë.
Një doktor në Pukë
Me doktor Nikolin Bardhokun jemi
njohur falë miqve të përbashkët. Dhe
meqë në këto anë shprehja "miku i
mikut tim është miku im" është ende
në funksion, miqësohemi shumë shpejt
me të. Doktor Nikolini është nga Fushë-
Arrëzi, dikur zona industriale e Pukës.
Madje, në spitalin e atjeshëm ka punuar
për shumë vjet. Tani është shefi i
shëndetësisë së Pukës. Doktori bën zakonin
e vendit. Takimin e parë me të e
bëjmë në "Turizmin" e qytetit. Ky është
emri i vjetër i një lokali që është restauruar
krejtësisht nga biznesmenë prej
Tiranës. "Po hë, si po ju duket?" - nuk e
fsheh kënaqësinë e tij doktori? Doktori
ka të drejtë të krenohet, në këtë lokal
ndjehemi sikur jemi në njërin prej atyre
luksozëve të Tiranës. Nga xhamat
dallojmë kalimtarët e qytetit. Disa gra
kanë nisur që tani të kërrusen e të
mblidhen ca nga i ftohti që po troket.
Pak më tej kalon një kamion me dru.
Dimri është fare afër. Dikush prej nesh
i shton edhe ndonjë bluzë tjetër atyre
që kishte veshur më parë.
Duke rrufitur kafenë, doktori na
rrëfen histori të vjetra e të reja, nga ato
që vetëm mjekët mund të rrëfejnë. "E
kam ndjerë veten keq njëherë në
Fushë-Arrëz - nis të flasë ai - ishte 1997.
Ndodhi një aksident i rëndë. Vdiqën 9
vetë. Nuk kishim as mjetet dhe as kushtet
që të bënim ndonjë gjë për ta. Ishte
një ngjarje e rëndë, nuk do të më shlyhet
kurrë nga kujtesa. Po kemi pasur
edhe raste vështirësish, por që i kemi
kaluar falë helikopterëve që mbërrijnë
nga Tirana. Sidomos e vështirë është
gjendja me zonën e Iballës, ku bën
dimër i egër dhe ku rrugët bllokohen
gjatë gjithë dimrit. Një grua me insuficensë renale desh na iku për duarsh…
Sikur të mos kishte mbërritur helikopteri.
E kam takuar më vonë. Ishte fare
mirë". Me doktorin ecim një herë
përmes qendrës. Fare pranë "Turizmit"
është spitali. Puka mund të jetë qyteti i
vetëm në Shqipëri që e ka spitalin bash
e në mes të tij. "A e imagjinoni? Po sikur
këtu të ishte një sanatorium? Këtu është
tamam klima për një vend të tillë!" -
na thotë doktori. Si shumica e mjekëve
edhe ai është ëndërrimtar. Për të mos i
prishur ëndrrën ne nuk ia kujtojmë se
tuberkulozi vrastar i Migjenit u rëndua
pikërisht ca metra më larg vendit ku po
bisedojmë.
Kujtesa e qytetit
Xhemal Meçi është një mësues i
vjetër, bashkëpunëtor që prej shumë
dekadash i Akademisë së Shkencave.
Pasioni i tij i madh është historia e
vendlindjes. Vetë është nga Kabashi,
një zonë e njohur e Pukës. Eshtë gjithashtu
një studiues e botues i njohur.
"Profesorin", sikurse e thërrasin të
gjithë në Pukë, e takojmë në vendin e
tij të zakonshëm, në ekspozitën etnokulturore
"E.Çabej". Na pret me atë
mirëdashjen që kanë të gjithë njerëzit,
të cilët merren me gjëra e histori të
vjetra. Bashkë me të e kalojmë edhe një
herë atë historinë mijëravjeçare të këtyre
anëve. Lekë Dukagjini (takimi ynë
i dytë me të parin e këtyre anëve), makete
kullash të vjetra, kostume popullore
dhe deri tek i famshmi Ndue Shyti,
të gjitha na kalojnë para syve brenda
pak minutash. "Nga dallojnë pukianët
nga mirditorët, profesor? Asnjëherë
nuk e kam bërë dot dallimin",
bëhet kurioz njëri prej nesh. Profesori
vë buzën në gaz: "Po ne kemi boll ndryshime,
sikurse kemi edhe shumë të
përbashkëta - thotë qetë-qetë - ne
kemi dialekt të ndryshëm nga mirditorët.
Ne vetë dhe ata e kuptojmë
sakaq ndryshimin. Pastaj historikisht
ata janë komanduar nga bajraktarët,
më i rëndësishmi prej të cilëve ishte
kapedani i Mirditës, ndërsa ne kemi
pasur tjetër sistem. Që në kohët e hershme
të Turqisë këtu ishte vendosur
një aga mysliman. Dhe kjo është arsyeja
përse një pjesë e pukianëve u
shndërruan në myslimanë dhe përse
Puka më pas u bë qendër administrative
e krejt kësaj malësie. Këtyre ne u
kemi pas thanë ‘zotni‘. Thonë që të
parët e tyne kanë ardhë nga zona e
Kolonjës. Pastaj ndryshime kemi edhe
në fushë të muzikës popullore. Këndej
nga ne është kënduar më shumë me
lahutë, ndërsa në Mirditë e para është
çiftelia. A ju duken boll ndryshime, apo
doni të tjera?". Profesori e ka mbyllur
me një shaka përshkrimin e tij. Po neve
na ka mbetur edhe një pyetje tjetër.
"Përse i kini vënë emrin e Çabejit kësaj
ekspozite?" - e pyesim. "E përse jo - na
përgjigjet - ai ka qenë një njeri i madh
për të gjithë shqiptarët - por, përveç
kësaj ai ka qenë i pari që ka bërë një
spjegim të saktë mbi emrin e Pukës".
Nga shkolla "e
përzieme", te maskat
Pak metra larg qendrës është shkolla-
muze, ku ka dhënë mësim e ka qenë
drejtor Migjeni në vitet e fundit të jetës.
Profesori na shoqëron për tek ajo, duke
na bërë një kërkesë: "Ju lutem të shkruani
se kjo shkollë-muze duhet të shpallet
muze kombëtar, përndryshe si do të
mbahet. Deri tani është mbajtur me
pasionin tonë dhe me fonde të pakta,
po më vonë?". Në oborr të ish-shkollës
së vogël jemi vetëm ne, dy akcie të vjetra
dhe një gjel që sheh me inat se mos
i ngacmojmë pulat e tij. Brenda vjen një
erë e mirë librash të vjetër. Këtu kemi
rast të kujtojmë letërsinë e fuqishme të
njeriut të brishtë, të revoltuar nga mjerimi.
Fare afër është selia e "Puka TV".
Miqtë tanë na thonë se është një prej
stacioneve më të pëlqyera prej pukianëve.
Të bërë kuriozë trokasim në
portën e kolegëve. Askush nuk përgjigjet
në këtë vakt dreke. Ca më tej një
makinë që sapo ka shkarkuar një vandak
me dru. Kjo skenë na e kujton edhe
një herë dimrin e Pukës dhe atë ç‘ka
kemi dëgjuar më parë për të. Një e rrënqethur
na e përshkon sakaq shtatin.
Puka mbaron shpejt. Periferia është
shumë afër qendrës. Në disa godina
industriale të kohës së socializmit
ndodhet një nga të paktat industri të
zonës. Eshtë një punishte maskash, e
ngritur nga një biznesmen shkodran.
Këtu janë punësuar disa gra pukiane.
Kalojmë brenda pak minutash nga historitë
me malësorë e me Migjenin, te
një atmosferë tjetër: te dielli që
përqafohet me hënën, te Pinoku, te
pani plak që buzëqesh me qesëndi…
Jashtë punishtes i hasim sërish ato turrat
e druve që "do luftojnë" dimrin. Në
kthim nisim të lirohemi nga veshjet që
kishim shtuar. Në anët tona dimri vjen
më vonë.
At Deda dhe një "gjamë" 120-vjeçare
Italiani Domenico Pasi (1847-1914) ish
te vetë malësor. Kishte lindur në një fshat
të vogël në malet mbi Veronën. Ishte
jezuit. U dorëzua prift në motin e largët
1879. Pas kësaj jetoi e punoi në Shkodër,
në fillim si mësues e më pas si rektor i
Kolegjës Saveriane. Në 1888-1889 së
bashku me dy kolegë doli vullnetar për
"Missione Volante" (Misioni Shëtitës) në
malësitë e Veriut të Shqipërisë. Malësorët
e konsideronin si njërin prej tyre. Ata e
quanin At Deda. Një nga pikat e tij kryesore
të qëndrimit ishte Iballa e Pukës.
Ngjarja që do të lexoni më poshtë është
nxjerrë nga ditari i tij dhe mban datën: 8
qershor 1889.
"… Fira gjithmonë ka qenë një vend i
qetë, pa gjakmarrje dhe pa hasmëri.
Vetëm katër vite më parë, në prag të Shën
Sebastianit, familja e Zymer Palushit filloi
grindjen me një familje tjetër kryesore
të vendit dhe nga fjalët kaluan në veprime
dhe, për një çast, ranë 12 vetë të vrarë e të
plagosur. Qysh atëherë kanë vijuar një
varg gjakmarrjesh, hasmërish, dyshimesh
etj. Dy muaj më parë filluan sërish të qëllojnë,
disa të vrarë, disa të plagosur dhe
katër shtëpi të djegura. Tri ditë më parë,
një nga rivalët, nën shkakun se Zymeri i
kishte dhënë mbrojtje armikut të tij, i
kishte vrarë djalin e madh nëntëmbëdhjetëvjeçar,
djalë me virtyte të rralla dhe
shpresa e familjes.
E gjeta familjen të tmerruar. Pas mesditës
shkova për herë të fundit në varreza
për të bërë "gjamën" (vajtimin) që bëhej
zakonisht tri ditët e para pas vdekjes dhe
në të cilin marrin pjesë të afërmit dhe
miqtë. Gratë sillnin rrobat e të vrarit, i vinin
përdhe pranë varrit ku së pari vinin
tirqen, ose pantallonin, vijonin duke vënë
xhamadanin, ose xhilen, meqë është e
vetmja që kanë për të mbuluar trupin deri
në brez; te vendi i kokës kapuçin, apo
qeleshen, te vendi i këmbëve opingat, që
janë një lloj këpuce; përmes vendosin një
gjerdan plot me fishekë dhe dyfekun.
Duke i vënë kështu rrobat e të vrarit, gratë
mblidhen përreth në heshtje dhe nëna e
të vrarit mbulon pjesën e kokës së të vrarit
me një shami dhe fillon vajtimin. Fillimisht,
për pak çaste, fillon të nxitet duke
bërë: he!...he!...he!..., kur e mbyt dhimbja
fillon të qajë; pastaj fillon vajtimin, që
është të kënduarit e përvajshëm dhe
gjithmonë me të njëjtën metrikë, duke
numëruar virtytet e të zhdukurit, dëmin
që i ka bërë familjes, atë çfarë ai bënte në
jetë, çfarë do të kishte bërë, nëse do të
kishte jetuar etj., etj…
Pas vajtimit që bënin gratë fillonin
burrat, por në një mënyrë krejt të ndryshme.
Mblidheshin nja dymbëdhjetë
veta dhe vendoseshin në një largësi prej
njëzet metrash nga rrobat e të vrarit. Qëndronin
në heshtje duke tundur kokën dhe
trupin, pastaj duke vendosur të gjithë
grushtet në ije njëherësh ia jepnin një
britme me një "mjer" të zgjatur, pastaj një
britmë e dytë vijon me fjalët: "un vllau i
em", duke e shoqëruar britmën me një
lëvizje dhe stërmundim të të gjithë trupit.
Pastaj ripërsërisin "mjer unë!"… Ka një
çast pushimi të përzgjatur në heshtje të
thellë, pastaj përsëritet britma "mjer unë
vëllau i em" dhe pastaj duke ngritur
krahët, duke nxjerrë kraharorin dhe duke
u përkulur për nga pas, me të dy duart fillojnë
të rrahin gjoksin me grushte për disa
sekonda: pastaj teksa drejtohen për nga
përpara me të dyja duart, fillojnë të
gërvishtin njëkohësisht tëmthat e faqet
dhe disa e bëjnë aq fort sa fillon e u rrjedh
gjak… Pastaj vijnë pranë rrobave dhe
përsërisin shumë herë vajtimin në
mënyrën e lartpërmendur, gjunjëzohen
dhe përkulen aq thellë derisa prekin me
kokë rrobat e të vdekurit dhe nuk ngrihen
derisa të vijë çasti për të rrahur kraharorin.
Pasi kanë vazhduar kështu një
farë kohe, ata që janë të pranishëm në
vajtim, i ngrenë duke i kapur nga supet
dhe nga rrobat dhe këta, pasi bëjnë pak
rezistencë, ngrihen e përhapen të heshtur…
Pasi të kenë mbaruar burrat, rifillojnë
gratë dhe vazhdojnë ndoshta për dy
orë, në mënyrë që vajtimi të zgjasë
pothuajse katër orë. Pas kësaj gratë mbledhin
rrobat e të vrarit, i çojnë në shtëpi
dhe turma shpërndahet…".
Por vjollca nuk ka…
Migjeni (1911-1938) jetoi në
Pukë vetëm 18 muaj,
përgjatë viteve 1936 dhe 1937,
e megjithatë kjo kohë ndikoi fort
në mendjen e tij. Gjatë letrave
të fundit që shkroi nga sanatoriumi
në Torino, ku kaloi ditët e
fundit të jetës, ai e përmendte
shpesh Pukën, shkollën, njerëzit.
Një nga kryeveprat e tij, novelëza
"Luli i Vocërr" është frymëzuar
pikërisht nga koha kur ai u
emërua drejtor i Shkollës Fillore
të Përzieme të Pukës. Mësimi
këtu zhvillohej nga marsi deri në
nëntor. Dimri i ashpër i këtyre
anëve i mbante larg fëmijët.
"…Nganjëherë i afrohet mësuesi
Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e
dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja
ledhaton faqet, gushën, e Luli i
afrohet, ja merr dorën, e shikon
me sy pëllumbi dhe kishte dashtë
t‘i fali diçka mësuesit. Por vjollca
nuk ka, e Luli i vocërr çka
mund t‘i fali mësuesit tjetër? Veç
në ja faltë tollumbat e veta që
kanë hapun gojën si me dashtë
me e hangër mësuesin. Po, po
tollumbat e Lulit kanë me e hangër
mësuesin", pat shkruar Migjeni i rrethuar
nga thëllimi i maleve të Pukës.
Deri vonë pak kush e dinte se cili
ishte Luli i vërtetë. Por, pak nga
pak, si një kujtim, që vjen e forcohet
sa më shumë që kalon koha,
u mësua e vërteta. Luli ishte Zenel
Islami nga një fshat fare afër
Pukës. Zeneli, që u arsimua më
pas në Shkodër, mori poste të
larta në qeverisje. Në verën e
1961 ai ishte kryetari i Komitetit
Ekzekutiv të Elbasanit. Pikërisht
në vigjilje të festës së ushtrisë,
10 Korrikut, në qytet u përhap
lajmi: "Zenel Islami ka vrarë veten
në Labinot-Mal!". Kjo ngjarje
mbeti përherë e rrethuar me
një dozë të rëndë misteri.
Familjarët e tij janë fare të bindur
se Luli i Vocërr është likuiduar
në rrethana ende të pashpjeguara.
Mësues Migjeni vdiq nga tuberkulozi
në Itali. Ishte 27 vjeç.
Luli e mbylli jetën në moshën 36
vjeç. Rrallë në histori ndodh që
të kenë fat kaq të përbashkët
shkrimtari dhe personazhi i tij.
Të dy vdiqën të rinj, të dy të zhgënjyer
nga një jetë që ishte
shumë larg asaj që kishin ëndërruar.
Të dy ikën nga një botë ku
vjollcat ishin aq të pakta.