Shumaher: Mund të zëvendësoja Todt, por refuzova
Mikael Shumaher "zbulon" se, pas tërheqjes nga Formula 1, ka refuzuar postin më të lartë te Ferrari, atë të drejtorit ekzekutiv. "Kisha shansin të punoja në vendin e Zhan Todt. Kur shihja pasionin dhe përkushtimin e Zhan reflektova nëse ia vlente, por zgjodha që nuk kisha nevojë për këtë detyrë", tha shtatë herë kampioni i botës, që tashmë punon si konsulent. Todt bënte punën e tij, por "ndryshe nga ne pilotët, ai qëndronte në Maranelo gjithë ditën e deri në orët e vona të mbrëmjes".