E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundet pankina e Shusterit, Rajkard në "pole position"

Humbja me rezultatin 2-0 në shtëpi për Champions League kundër skuadrës së Juventusit ka sjellë një atmosferë të çuditshme në shtëpinë e Realit të Madridit. Konfirmimi ka ardhur dje edhe në faqet e gazetës së përditshme spanjolle. Në fakt "As" e ka titulluar shkrimin e saj: "Shuster vihet në dyshim". Edhe e përditshmja tjetër spanjolle "El Mundo Deportivo" ka shprehur dyshimet e saj mbi të ardhmen e trajnerit gjerman Bern Shuster. Madje në këtë gazetë është përmendur edhe emri i zëvendësuesit të mundshëm të tij, i cili nuk është një çfarëdo: në fakt bëhet fjalë për ish-trajnerin e Barcelonës së sezonit të kaluar, Frenki Rajkard. Për momentin, është vetëm një zë, pasi për të marrë formë përfundimtare priten edhe ndeshjet e radhës së Realit të Madridit. Shuster duhet t‘i bëjë llogaritë edhe me infermierinë e mbushur plot: do të mungojnë De la Red, Pepe e Serxhio Ramos. Atyre u është bashkuar edhe Van Nistelroi, i cili rrezikon të operohet sërish në gju. Në bokse është edhe Roben, që kthehet pas dy muajsh. Sikur të mos mjaftonin të gjitha, të premten, Shuster ka dalë para gazetarëve i qetë dhe shumë i disponueshëm, por mbetet në dyshim: tifozët e "Bernabeut" duket se i kanë bërë gati për t‘ia tundur para fytyrës shamitë e bardha".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›