Samir Nasri "thyen" Mançester Junajted
Supersfida e javës së 12 në Premiership ndërmjet Arsenalit dhe Mançester Junajted përfundoi me fitoren 2-1 të "topçinjve". Lojtari deciziv për skuadrën e Venger ishte talenti francez, Samir Nasri, autor i dy golave të triumfit. Për Junajted, goli spektakolar i Rafael Da Silvës në minutën e fundit ishte thjesht për statistikë. E shtuna mund të përkufizohet si një ditë e përsosur për Arsenalin, ndërsa për "Red Devils" mbetet pengu i shanseve të shpërdoruara me Runin dhe Kristiano Ronaldon.