Të mos përgatisim falimentimin e së ardhmes
Si një pedagog i përkushtuar, me dëshirën për të dhënë maksimumin për mbarëvajtjen e procesit mësimor, përgatita gjithë sezonit të verës leksionet, detyrat, punët praktike, temat e eseve dhe detyrave të kursit. Me pak fjalë përgatita gjithçka që më duhej për ta nisur mbarë këtë vit akademik. I riformulova objektivat e mi. Këtë vit do të synoja të nxisja diskutimin midis studentëve për çështjet që trajton lënda. Këtë vit do të kërkoja që studentët të punonin më shumë në mënyrë të pavarur dhe të "gërmonin" më shumë në internet e biblioteka. Këtë vit do t‘u sugjeroja studentëve më shumë punë praktike dhe detyra nga realiteti shqiptar, që mësimi të mos u bëhej një paradë konceptesh teorike. I gjithë frymëzimi dhe dëshira profesionale ish e destinuar të dështonte qysh në orët e para të mësimit. Nuk jam pesimist kur them të dështonte. Ishte një dështim me sukses të plotë!
Prisja një auditor të gatshëm për të diskutuar detyrat, vështirësitë që kishin hasur në zgjidhjen e tyre, shpjegimin e ndryshimit të realitetit shqiptar nga teoria, apo analizimin e fenomenit. Prisja një auditor, që mund të kish shpenzuar jo shumë, por vetëm një orë pasdite në internet kafe me "Google", apo çdo lloj motori tjetër kërkimi të dijes. Gjeta një auditor indiferentësh, të bezdisur që kishin pasur detyra për të bërë dhe të kënaqur që nuk e kishin marrë mundimin të trajtonin ndonjërën prej tyre. "Kapitujt për të cilët na ke dhënë detyra nuk bien në provim", tha një studente. "Gjithë këto detyra nuk na japin shumë pikë, prandaj pse duhet t‘i bëjmë", tha një tjetër. "Nuk kishte materiale në internet!!!!" - u përgjigj një i tretë. "Nuk mësojmë dot, se orari i pasdites nuk na pëlqen". "Nuk jemi në gjendje të flasim se kishim edhe orë të tjera mësimi sot dhe u lodhëm", ishin komente të disa të tjerëve. Dëgjova gjithë arsenalin e mundshëm të ankesave. Por nuk gjeta as demonstrimin më minimal të dëshirës për të nxënë.
A mund të thuhet se panorama e mësipërme është shprehja e një pedagogu të dëshpëruar, që ndoshta nuk arrin të gjejë dot gjuhën me studentët e tij. Absolutisht jo! Shihni ç‘ndodh së fundmi me Universitetin e Vlorës. Studentët i përgjigjen me një protestë, që sipas mediave arriti në 2 mijë veta, një rregulloreje të senatit të këtij universiteti. Edhe sikur këto rregulla të jenë vendosur në kushtet e mungesës së plotë të transparencës, nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme për të nxitur protestën. Kauza e studentëve protestues në këtë rast është e gabuar. Rregullat e vendosura janë ndër kërkesat më normale që mund të ketë një universitet. Këto rregulla mund të sigurojnë një proces mësimor të disiplinuar dhe të kontribuojnë në cilësinë e mësimdhënies.
Vitet e fundit, procesi i ndjekjes së një shkolle të lartë është liberalizuar. Është liberalizuar çelja e universiteteve private. Është liberalizuar edhe ndjekja e universiteteve publike. Kjo pjesë e reformës arsimore sigurisht ka ndikuar ndoshta deri në zhdukjen e korrupsionit në shkollat e larta. Liberalizimi ka rritur shanset për çdo të ri që të rrisë shkallët e edukimit të tij. Por, për fat të keq, liberalizimi është shoqëruar me dëmtim të disiplinës mësimdhënëse dhe i ka ulur mjaft standardet dhe cilësinë e procesit të mësimit. Ndërsa marrja e diplomës pa mësuar është shndërruar në një ngjarje me probabilitet tepër të lartë. Prej kohësh ka pasur akuza për pedagogë me cilësi të dobët, apo edhe të pamotivuar, për të zhvilluar një proces të rregullt mësimor. Kjo është e vërtetë. Por tashmë po shfaqet një tjetër pamje edhe më e pakëndshme. Pedagogët ndodhen përballë një presioni të përditshëm e masiv të studentëve, që po çon në shpërbërje të procesit të rregullt mësimor. Presioni ushtrohet me indiferencën e treguar ndaj kërkesave që paraqiten për të realizuar të vetmen gjë për të cilën është shpikur shkolla: të mësuarin. Indiferenca është edukuar pikërisht nga lehtësia me të cilën hyhet në shkollën e lartë; mungesa e kërkesave për frekuentim të detyruar të leksioneve; mungesa e kërkesave rigoroze për detyra e teste gjatë vitit mësimor; nga kalimi në një vit më lart edhe nëse studenti ka mbetur në 7 lëndë nga 12 që ka një vit shkollor; nga marrja e notave kaluese, edhe nëse pikët e marra nëpër provime janë diçka më pak se pikët minimale të nevojshme; derisa arrihet në diplomim.
Ekziston një teori mjaft e përhapur, që të lejohet sistemi universitar shqiptar të prodhojë të diplomuar fiktivë, pasi do të jetë tregu i punës ai që do të bëjë dallimin e cilësisë. Sado e përsosur të jetë ekonomia e tregut, përsëri ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm për disiplinim të procesit mësimor. Tregu do të veprojë me rregullat e veta mbi "lëndën e parë" me të cilën furnizohet. Problemi që qëndron është se "produkti i gatshëm" i universiteteve tona po bëhet defektoz. Sa më shumë po dëmtohet "procesi i prodhimit", aq më shumë defekte do të shfaqin "produktet e gatshme" (lexo: të diplomuarit).
Në këtë mënyrë po përgatisim falimentimin e së ardhmes. Arsimimi është kosto për një vend. Është një kosto jo e vogël, por që shkaktohet në këmbim të një kthimi në formën e dijes në të ardhmen. Pikërisht kthimin në të ardhmen nuk po e garantojmë dot...
Gjithnjë në rolin e një pedagogu që nuk më pëlqen ta komprometoj procesin mësimor, nuk pranova as miqtë që më kërkuan të kaloj në provime studentët e dobët. Fitova mërinë e miqve dhe ironinë e shprehjes së tyre: "Nuk do e shpëtosh ti botën?". E vërtetë është edhe kjo. Nuk do ta shpëtoj unë botën tonë të shkollimit. Por të paktën nuk do të kontribuoj në rrënimin e saj. Është momenti kur pedagogët duhet të fillojnë rezistencën ndaj rrënimit të shkollës. Hapi i parë, të vendosen rregulla rigoroze dhe të zbatohen po aq rigorozisht ato. Në këtë rast në vend të protestës, studentët e Vlorës duhet të gëzojnë që drejtohen nga një senat, i cili ka vendosur ta nisë këtë rezistencë.