Dy shokë, viktimat e mbytur në Bunë

08/03/2005 Pasaporta e gjetur ka qenë në xhepin e njërës nga viktimat, nuk ka patur grua në makinë
SHKODËR - Akoma nuk janë gjetur trupat e pajetë të dy viktimave, të fundosura mbrëmjen e së dielës rreth orës 20.30, së bashku me makinën e tyre në lumin Buna. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një burrë dhe një grua të mbytur nga rrëzimi i një automjeti tip “Benz” në lumin Buna, por të dhënat e djeshme nga policia bëjnë të ditur se brenda automjetit tip “Benz” 240, me targa SH 6042 D, i bardhë, model i vjetër, ndodheshin dy meshkuj. Supozimi i parë erdhi si pasojë e gjetjes së pasaportës së një femre në xhaketën e shtetasit Preç Deda. Vajza, pasaporta e së cilës është gjetur në xhepat e viktimës, mësohet se gëzon shëndet të plotë dhe se një gjë e tillë është verifikuar edhe nga strukturat e rendit të qytetit bregdetar të Vlorës. Viktimat e ngjarjes, Preç Deda, 39 vjeç nga qyteti i Koplikut dhe Artur Erkoçi, po nga ky qytet, pak përpara fatkeqësisë, kishin qenë duke ngrënë darkë së bashku në një nga lokalet pranë vendngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth 300 m nga Ura e Bunës, pikërisht në një rrugë të drejtë, që shërben si shëtitore gjatë sezonit të verës. Dëshmitarët e rastit thanë para policisë se, rreth orës 20.15 kanë parë një automjet “Benz”, që duke u futur në indietro për të marrë kthesën është zhytur me pjesën e pasme në ujërat e ngritura të lumit Buna. Ndërsa disa peshkatarë, që në ato momente ishin duke peshkuar mbi urën e lumit Buna, dëshmojnë se rreth orës 20.30 kanë parë të pluskojnë mbi ujërat e lumit dy trupa. Fillimisht, dëshmojnë ata, kanë parë vetëm një trup, xhupi i të cilit korrespondonte më pas me atë të Preç Dedës, ndërsa pak minuta më pas kanë dalluar një trup tjetër larg bregut, që mendohet se është trupi i Erkoçit. Më pas, ata kanë gjetur një xhup në breg, në të cilën gjendeshin dokumentet me emrin e Preç Dedës dhe të një shtetaseje 28-vjeçare nga qyteti i Vlorës, që, sipas të afërme të Dedës, është një kushërirë e tij, por që nuk ka qenë në një makinë me të në momentin e tragjedisë. Me të parë këto trupa, peshkatarët kanë njoftuar komisariatin e policisë në Shkodër, të cilët nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vendngjarje. Blutë e Shkodrës kanë rrethuar menjëherë vendin, kanë marrë informacionin që iu nevojitej në vendngjarje dhe kanë futur forcat e tyre brenda në ujë dhe sipër tij, me një lundër për të gjetur automjetin e fundosur. Por, megjithë masat e marra, nuk kanë gjetur asgjë. Pas këtyre veprimeve, drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, që ndodhej në krye të këtij operacioni, ka kërkuar ndihmën e trupave speciale polumbare të RENEA-s, për të bërë kërkimet e mëtejshme.
Ndërkohë që është kërkuar ndihma e RENEA-s, policia e ndihmuar nga peshkatarët, rreth orës 01.45, ka bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së autoveturës. Burimet nga policia bëjnë të ditur se shkaktare e rrëzimit të dy shokëve, mendohet të ketë qenë errësira e plotë e kësaj rruge, që nuk i ka mundësuar atyre orientimin për manovrimin e saktë të “Benz”-it dhe, më pas ata, pasi kanë rënë në lumë kanë mundur të dalin nga makina, duke hapur xhamat, por, megjithëse kanë dalë në sipërfaqe, ujërat tepër të ftohta kanë bërë që zemra e tyre të pushojë së rrahuri.
Policia e RENEA ndihmohet
nga peshkatarët, pa rezultat
Blutë e Shkodrës, të ndihmuar edhe nga disa peshkatarë amatorë të gjendur pranë Urës së Bunës, nuk e kanë ndërprerë punën e tyre gjatë gjithë natës, deri në të zbardhur, derisa kanë mbërritur trupat e RENEA-s rreth orës 06.30, të cilët kanë filluar kërkimet e tyre me anë të polumbarëve të specializuar për këto raste. Trupat speciale të RENEA-s janë zhytur rreth orës 07.30 në ujërat e lumit Buna, duke u përballur me motin e ftohtë me borë dhe me ujin e akullt të këtij lumi. Vetëm pas 30 minutave, polumbarët kanë mundur të dallojnë dhe të kontrollojnë automjetin, duke saktësuar plotësisht fjalët e peshkatarëve, se trupat kishin dalë nga makina duke demoralizuar kështu edhe familjarët, të cilët shpresonin se të paktën trupat do të gjendeshin. Pas këtij fakti puna është ndarë në grupe, njëri grup punoi për nxjerrjen e makinës, që u arrit të kryhej rreth orës 11.15, grupi tjetër vazhdoi kërkimin e trupave përgjatë lumit Buna. Megjithë përpjekjet e polumbarëve të RENEA-s, trupat e pajetë të dy shokëve nga Malësia e Madhe, nuk u gjetën dot. Duke qenë se kushtet atmosferike nuk i lejonin për të vazhduar kërkimet, ata i ndaluan rreth orës 16.30, për të filluar përsëri mëngjesin e sotëm.