Vdes 18-vjeçari, plagose 4 gjimnazistë

08/03/2005 Makina bie në humnerë
BERAT - Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbasditen e djeshme rreth orës 15.30 në aksin rrugor Berat–fshati Drobonik, në kthesën e parë sa kalon lokalin “Castle Park”. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se kanë qenë 5 gjimnazistë, të gjimnazit “Kristaq Capo”, kanë përfunduar në një humnerë 54 metra të thellë, duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur. Pas festës të 7 marsit së bashku, 5 maturantët kanë marrë makinën e xhaxhait të njërit prej shokëve dhe kanë nisur një shëtitje të vogël nga qyteti për te pishat afër kthesës të lokalit “Castel Park”. Pesë gjimnazistët e përfshirë në aksidentin e djeshëm janë 18-vjeçarë të vitit të katërt, Arsen Dyrmo, Llazar Avrami, Rino Zaimi, Fatjon Malasi dhe drejtuesi i mjetit Ali Malasi, i cili ka vdekur rrugës për në spitalin e Tiranës. Sipas burimeve nga policia, pesë 18-vjeçarët kanë qenë në makinën “Tipo”, me targa BR 45 53 A dhe kanë bërë një shëtitje, por në xhiron e dytë, teksa ktheheshin për në qytet, në një moment duket se makina për arsye të ndryshme, që ende nuk dihet dhe po hetohet nga policia, ka ndryshuar drejtim dhe i është drejtuar greminës për në lumin Osum. Pasi ka prishur bordurën e rrugës, mjeti ka goditur pishën e parë dhe më pas ka fluturuar për mbi 20 metra dhe është përplasur në rrugën asfalt, që të çon në fshatin Bilçë dhe pas dy saltosh ka rënë në bregun e lumit Osum, vetëm 10 metra larg ujërave të turbullt. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar prokurori i rrethit Xhemal Hysenaj, forca të policisë dhe grupi i ekspertëve rrugorë dhe ekspertët ligjor, të cilët kryen procedurat e para ligjore dhe përpiluan dosjen për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit që sollën 5 viktima dhe një të vdekur. Ngjarja e rëndë është parë edhe nga banorët e zonës, të cilët kanë shkuar në ndihmë 5 të aksidentuarve. Aty kanë kanë mbërritur menjëherë shumë makina, të cilat, pasi kanë nxjerrë 5 djemtë nga mjeti i aksidentuar, i kanë shoqëruar në urgjencën e spitalit të qytetit dhe menjëherë grupi i mjekëve i ka dhënë ndihmën e duhur të aksidentuarve. Ndërsa njëri prej të aksidentuarve, Ali Malasi ka hyrë në sallën e operacionit dhe kirurgu Pirro Leka, ka parë se për 18-vjeçarin ka pasur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme mjekësore dhe të specializuar, ndaj e kanë nisur për në spitalin e Tiranës, por plagët e marra kanë qenë fatale për 18-vjeçarin Malasi, i cili porsa ka mbërritur tek Ura e Kuçit ka vdekur në ambulancë. Po dje viktima është marrë nga të afërmit, pasi fatkeqëisht 18-vjeçari i aksidentuar për vdekje i ka prindërit emigrantë në shtetin helen. Ndërsa, sipas burimeve nga spitali, 4 të aksidentuarit e tjerë janë duke u kuruar dhe janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse dy prej tyre janë ende në gjendje të rëndë.