Katër të arrestuar dhe 11 kg heroinë e bllokuar
08/03/2005 Operacioni i koduar me emrin “Kompas”, i përqendruar në Fier, vetëm pak ditë pas arrestimeve të bujshme u pasuan me arrestime të tjera në Fier. Të arrestuarit e radhës ishin Petrit Sulejmani, 40 vjeç, nga Fieri, Ilir Saliaj, 32 vjeç, nga Patosi, Aleksandër Furxhiu, 35 vjeç, nga Fieri dhe Arben Veliko, 36 vjeç, nga Vlora.
Arrestimi i katër personave është pasuar edhe me bllokimin e 11 kg heroinë, e cila u gjet gjatë kontrollit në dy prej mjeteve të të arrestuarve.
Ka mjaftuar arrestimi i Petrit Sulejmanit dhe Ilir Saliajt, që agjentët e antidrogës shumë shpejt të identifikojnë edhe të implikuarit e tjerë, si dhe të realizojnë edhe arrestimin e tyre.
Arrestimi i dy të parëve është pasuar me rrëfime emrash nga ana e tyre. Puna e agjentëve të antidrogës, pas kësaj ka pasur si qëllim futjen në kurthe, si dhe arrestimin e tyre.
Trafikantët e drogës, të arrestuar në Fier
Petrit Sulejmani, 40 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Fier
Ilir Saliaj, 32 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, Patos
Aleksandër Furxhiu, 35 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier
Arben Veliko, 36 vjeç, banues në lagjen “Çole”, Vlorë