Në “Kompas” edhe dy nga Fieri
08/03/2005 Lidhjet e Fierit me drogën janë të hershme, ndërkohë që edhe persona të shumtë prej këtij qyteti kanë rënë në duart e policisë. Operacioni “Kompas” është një tregues për implikimin e fierakëve në rrjete të trafikut të drogës. Babë e birë, Mehmet e Blenard Fejzullai, ishin dy prej fierkëve trafikantë droge, anëtarë të këtij rrjeti, midis të cilëve bënin pjesë edhe Arjan Selimi, nga Tirana, Petraq Avrami nga Tirana, si dhe Kujtim Beqiri, nga Durrësi.
Hetimet paraprake pas arrestimit treguan se personat e arrestuar e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në rrethet Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier dhe Berat.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar mbi disa objekte, të cilat dyshohet se janë blerë me para të trafikut të drogës. Institucioni i hetimit ka shpallur në kërkim disa prej personave të skeduar si anëtarë të rrjetit, të cilët nuk janë arrestuar.
Arrestimet për "Kompas"
Arjan Selimi, nga Tirana
Petraq Avrami, nga Tirana
Blenard Fejzullai, nga Fieri
Mehmet Fejzullai, nga Fieri
Elis Progrozhda, i liruar