Konferenca e peste e integrimit te Forcave te Armatosura shqiptare
Zhvillohet konferenca e 5 e Integrimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në NATO.
Në konferencë morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, si dhe delegacioni i lartë i Komandës së Aleancës për Transformim.
Konferenca zhvillohet në vitin e tretë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe synon integrimin e plotë të Forcave të Armatosura në një proces të vazhdueshëm dhe dinamik të zhvillimit të burimeve njerëzore, strukturave, doktrinës dhe kapaciteteve me qëllim përmirësimin e efekshmërisë dhe ndërveprueshmërisë me NATO-n, në mënyrën më të përshtatshme.
Sipas ministrit Imami, Forcat e Armatosura mbërritën në këtë konferencë pas një viti intensive pune për të kryer transformimin dhe integrimin në fushat e identifikuara tashmë nga të dyja palët.
Në përfundim të konferencës në bashkëpunim me Komandën e Aleancës për Transformim do të përpilohet një plan i qartë integrimi që do të mund t’i japë fund fazës së integrimit të plotë të Forcave të Armatosura në NATO.