Posta Shqiptare merr cmimin Ylli Nderkombetar ne kategorine e diamantit

“Për përkushtim dhe përsosmëri në rritjen e cilësisë” Posta Shqiptare merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar” në kategorinë e diamantit. Juria ndërkombëtare ka vlerësuar këtë institucion si model të angazhimit në lidership, teknologji dhe shërbime. Çmimi iu dorëzua drejtorit të Postës Shqiptare Arqile Gorea në Paris në praninë e vendeve pjesëmarrëse.
Njëkohësisht Unioni i Përbotshëm Postar ka njoftuar drejtorin Arqile Gorea që Posta Shqiptare ka plotësuar të gjitha kriteret për përfitimin e certifikatës së artë për cilësinë e shërbimit, vlerësim që do ti jepet postës në një ceremoni të veçantë që do të organizohet në muajin shtator në Katar.
Veç shërbimeve tradicionale Posta Shqiptare nëpërmjet 551 zyrave të shpërndara në të gjithë territorin ka vënë në zbatim edhe shërbime të tjera financiare e bankare me qellimin që siç tha drejtori Gorea për të qenë më pranë klientëve në çdo skaj të vendit.