E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi ne komisionin e Ligjeve Reagimi i Ina Rames jo korrekt

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e vlerësoi si aspak korrekt dhe në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që duhet të ketë mes institucioneve të drejtësisë në vend, reagimin e prokurorisë së përgjithshme Ina Rama kundër kontrolleve që ministria e drejtësisë ka realizuar pas ankesave të mbërritura nga qytetarët. Që në krye të fjalës në komisionin Parlamentar të Ligjeve Halimi sqaroi se institucioni i tij ka vepruar brenda ligjit.

Sikundër theksoi Halimi sistemi nuk mund të funksionojë dhe për më tepër organi i akuzës nuk mund të shfajësohet në mënyrë të vijueshme, duke hedhur përgjegjësinë tek KLSH, ILDKP apo institucione të tjera.

Duke marrë shkas nga reagimi që kryeprokuroja pati gjatë raportimit ndaj inspektimit të ministrisë së Drejtësisë, deputetët e opozitës e cilësuan si të paragjykuar punën e saj, cka shkaktoi një moment debati në komision. Ajo që Halimi vuri në dukje është se nuk mund të ketë bashkëpunim, kur prokurori i përgjithshëm nuk reagon ndaj situatës së faktuar.

Ministri i Drejtësisë hodhi poshtë të gjitha pretendimet e organit të akuzës, duke shtruar në mënyrë retorike para ligjvënësve pyetjen se nëse nuk inspektohet politika penale, funksionimi i saj, si do të mundët ministria t’i përgjigjet detyrimit të saj ndaj Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›