E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Kosova të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

Strasburg -Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Kjo rezolutë, kërkon që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut, që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, midis tyre edhe Greqia. Gjithashtu, rezoluta e miratuar kërkon që marrëveshja midis Serbisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara të rishqyrtohet.

Në rezolutën e miratuar sot ne Strasburg me 424 vota pro, 133 kundër dhe 24 abstenime, është theksuar se nuk ekziston asnjë mundësi për ndarjen e territorit të Kosovës, pavarësisht pretendimeve te serbeve.

Permes kesaj rezolute i kërkohet si Kosovës edhe Serbisë qe te angazhohen ne dialog per ceshtje me interes te përbashkët dhe të kontribuojnë për bashkëpunimin rajonal. Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë qe te vazhdoje te luaje një rol konstruktiv, i cili është në përputhje me aspiratat e saj për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian.

”Marrëveshjet kalimtare mes OKB-se dhe qeverise se Serbisë duhet të rishqyrtohen, sipas zhvillimeve në terren, kur EULEX te arrije aftësi te plote vepruese”-shkruhet në dokument.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›