E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë 2009-s, gjykata pranoi vetëm një kërkesë të akuzës

“Antimafia”

Problemet për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga fitimet e një organizate kriminale në vendin tonë filluan pas vitit 2007, gjatë kohës që Gjykata e Lartë vendosi të “ndryshojë” ligjin me një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara. Një i hetuar për pastrim parash, të cilit i ishin kapur një sasi e madhe parash dhe disa biznese të padeklaruara, kundërshtoi akuzën për vënien e sekuestros dhe dërgoi çështjen në Gjykatën Supreme. Kjo gjykatë, duke sqaruar vendimin në fjalë, ndryshoi edhe thelbin e ligjit. Shumica e gjyqtarëve menduan se sekuestroja duhet të zbatohet vetëm pas arrestimit të personit të akuzuar nga nenet e ligjit të mëparshëm. Pra, nëse një i arrestuar për drogë arrestohet në vitin 2010, prokuroria nuk mund t’i sekuestrojë pasurinë që ka vënë gjatë viteve 2009 dhe më parë. Me këtë dispozitë prisheshin pjesa më e madhe e dosjeve në Gjykatën dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas analizave vjetore të gjykatës e prokurorisë, gjatë vitit të kaluar vetëm një sekuestro është vendosur, duke pasur edhe “frikën” e kthimit të kërkesave. Mësohet se prokuroria kërkoi katër herë vendosjen e masave të sekuestros, ndërsa gjykata pranoi vetëm një. Kjo është shifra më e ulët e sekuestrove pas vitit 2004, kohë në të cilin hyri në fuqi ligji i mëparshëm “Antimafie”, i kopjuar nga modeli italian. Gjatë tri viteve të para, të periudhës 2004-2007 prokuroria dhe gjykata volën miliona dollarë dhe qeveria krijoi edhe zyrën e menaxhimit të këtyre pronave pranë Ministrisë së Financave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›