E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë, mes supertrafikantëve të kokainës në Angli

29/06/2011  Gripshi nga Peja e Shega nga Shqipëria, të akuzuar për trafik kokaine në sasi të mëdha

Anglezët besojnë se 6 të kërkuarit ndodhen në Amsterdam të Holandës

ANGLI- Gjashtë trafikantët e fuqishëm të drogës (mes tyre 2 shqiptarë) që kërkohen nga detektivët britanikë mendohet të jenë në arrati në Holandë. Policia ka apeluar për ndihmë dhe i kërkon publikut që të japin kontributin e tyre në kapjen e personave, të cilët besohet se jetojnë në Amsterdam apo në rrethina. Ata janë të gjithë të akuzuar për krime të rënda që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. Personat e kërkuar janë Mark McKenna, Mark Fitzgibbon dhe Paul Finnigan, të tre nga Liverpool. I kërkuari tjetër është Mark McKenna, 41 vjeç, nga Liverpool. Ai kërkohet nga policia në Derbyshire, pasi u burgos për15 vjet për komplot në furnizimin e drogës së klasit A në maj të vitit 2005, por u arratis nga burgu në qershor të vitit 2008. Ai është përshkruar si rreth 1 80 i gjatë, tullac, me një çehre të kuqe dhe një shenjë të vogël pranë syrit të tij të djathtë. Ndërkaq James Tarrant, 56 vjeç, ka qenë i dënuar për komplot në furnizimin e kokainës dhe kanabisit, si dhe zotërimin e një arme dhe municioni. Ai nuk është parë që kur u lirua me kusht në vitin 2009. Ai është i kërkuar nga Policia Metropolitane. Të gjithë këta persona akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Më pas në kërkim janë James Tarrant nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belino Gripshi, 37 vjeç nga Peja e Kosovës. Ai udhëtonte nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke mbajtur drogë. Besohet të jetë një anëtar i rrjeteve të organizuara kriminale të trafikimit kokainës në Britani. Zyrtarët e kapën me 9.5 kg kokainë dhe 120.000 sterlina. I kërkuari tjetër, i lindur në Shqipëri është Dejan Shega, 34 vjeç, i cili ka flokë ngjyrë kafe të errët dhe është i kërkuar për komplot për furnizimin e klasit A të kokainës (cilësi e parë) dhe krimet e pastrimit të parave, si pjesë e një bande të trafikimit të kokainës në Britani. Ky është urdhër-arresti i dytë i lëshuar nga Crimestoppers dhe Agjencia e Krimit të Organizuar (SOCA), si pjesë e operacionit “Kthim”, i cili ka për qëllim të ndjekë shkelësit që kanë ikur në Holandë. Dave Cording, zëvendësshefi ekzekutiv i Crimestoppers tha se “Është fushatë e suksesshme në ndjekjen e njerëzve të kërkuar për vepra të rënda. Siç mund të shohim, nuk ka rëndësi se ku fshihen këta individë të kërkuar sepse ne do t’i gjejmë ata. Unë shpresoj se kjo përforcon tezën se të arratisurit nuk mund të fshihen përgjithmonë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›