Dy studentët sherr për “provimet”, njëri në spital tjetri në kërkim
TIRANE - Studentët nga Përmeti përleshen në godinat e Tiranës, plagoset njëri dhe përfundon në spital.
Policia shpall në kërkim si autor të krimit, Altin Haxhinë, 21 vjeç, me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”, për motive banale të Nertil Skrapallit 19 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në godinën nr.29 të Qytetit Studenti, kur dy studentët e Inxhinierisë së Elektronike dhe të Gjuhëve të Huaja, kanë qenë dhomën e Altin Haxhisë. Të dy studentët sipas policisë, ishin nga Përmeti dhe ishin të njohur mes tyre dhe shkëmbenin vazhdimisht vizita mes njëri-tjetrit në dhomat e tyre. Mirëpo, sipas policisë, hyrje- daljet e shpeshta të 19-vjeçarit në dhomën e Haxhisë, kanë bezdisur këtë të fundit. Haxhia i ka kërkuar 19-vjeçarit nga i njëjti qytet me të, që të largohej sepse duhej të studionte dhe të qëndronte i qetë. Por ky qëndrim i mikut të tij, nuk i është dukur serioz dhe bindës dhe ai ka vazhduar të këmbëngulë për të qëndruar në dhomën e Haxhisë me shokët e tjerë të dhomës. Kjo ka nervozuar 21-vjeçarin dhe ka shkaktuar grindjen mes tyre. Sipas burimeve të policisë, studentët janë sharë dhe fyer mes tyre fillimisht, ndërsa më pas ata kanë nisur të qëllohen me grushte. Haxhia ka marrë një mjet prerës thikë, që mbante në dhomë dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij, disa herë në gjoks. Sipas policisë plagët nuk kanë qenë të rënda, gjithsesi 19-vjeçari Nertil Skrapalli, ka përfunduar në spital. d.b