Pushues, shmangni plazhin në 3 zonat më të ndotura
Drejtoria e Shëndetit Parësor të Durrësit informon pushuesit të shmangin sa më shumë larjet pranë derdhjeve të kanaleve të ujërave të zeza, pasi rezultojnë me ndotje të lartë mikrobike.
DURRES/ OERD ULQINI
Nga analizat e kryera dallohet se bakteret që kanë shkaktuar ndotjet janë streptokoku fekal, koliformët në tërësi dhe koliformët fekalë në veçanti. Ngarkesa mikrobiologjike për disa pika të bregdetit të Durrësit është 3.5 herë më e madhe sesa normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zonat më të rrezikuara janë Hidrovori, Currilat dhe pjesa e Plepave, e cila ndodhet ngjitur me kanalin. Në këto plazhe derdhet çdo ditë në det një sasi e lartë fekalesh, detersivësh dhe mbetjesh të tjera të lëngshme. Bluzat e bardha kanë filluar një fushatë intensive në mënyrë që këto vatra të mbeten të izoluara nga plazhet që frekuentohen në masë. Në Durrës nuk janë ndërtuar akoma depuratorët e ujërave të zeza, të cilët janë në gjendje të derdhin në det një ujë bakteorologjikisht të pastër. Në këto kushte është parë më e arsyeshme informimi i komunitetit me plazhet më të rriskuara, ndërkohë që po ndërmerret edhe një fushatë intensive për të parandaluar ndotjen në det. “Çështja më thelbësore e të gjithë udhëzimit të ministrisë ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të plotë të cilësisë së ujit të pijshëm, kontrolli higjieno-sanitar e epidemiologjik, kontrollit të ushqimeve në pikat e tregtimit e restorante si dhe parandalimi i derdhjes në det të ujërave të zeza”, ka vijuar Boshku. Inspektorët e Shërbimit të kujdesit Parësor kanë nisur kontaktet me pronarët e lokaleve si dhe të apartamenteve që presin pushues, të cilët kanë gropa septike, duke u kërkuar atyre të shmangin detyrimisht shkarkimin në det të mbetjeve fekale. Qëllimi sipas Boshkut është ndërgjegjësimi për shërbim sa më cilësor ndaj pushuesve dhe turistëve, por ajo nuk përjashton deri në mbylljen e aktivitetit dhe penalizimin e pronarëve nëse nuk do të ketë respektim së të gjitha detyrimeve. Uji i pijshëm do të kontrollohet për treguesit fiziko-kimik e bakteriologjik në të cilën përfshihet edhe sasia e klorit dy herë në ditë në të gjitha pikat e përcaktuara. Në Durrës si dhe përgjatë vijës bregdetare ku shtrihet tubacioni i ujit të pijshëm do të merren kampionë në 90 pika, nyje që do të shërbejnë për nxjerrjen e rezultateve të sakta pas analizës së ujit në laborator. Edhe drejtoria spitalore dhe bordi i saj pritet të ndërmarrin masa të tjera shtesë, që kanë të bëjnë kryesisht me vendosjen e kontakteve me njësitë vendore për largimin e mbeturinave si dhe në kontrollin e shërbimit mjekësor nga bluzat e bardha për të parandaluar abuzimet me medikamente.