Dy studiues nga Shqipëria, në Atlas Linguarum Europae
Në Krakov të Polonisë, prej datës 23 deri më 27 qershor u zhvillua konferenca vjetore e Komitetit Ndërkombëtar të ALE-së (Atlas Linguarium Europae). Konferenca është e 43-a e radhës, e organizuar nga Kryesia e Komitetit të ALE-së pranë akademisë rumune “Jorgu Jordan-Aleksandër Rosetti” dhe Instituti i Gjuhësisë në Bukuresht, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës Polake dhe Akademinë e Shkencave të Polonisë e me Fakultetin e Filozofisë të Jagiellonian University të Krakovit. Mes gjuhëtarëve nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht dialektologë dhe studiues të historisë së gjuhës nga vende si Polonia, Rumania, Gjermania, Anglia, Suedia, Holanda, Franca, Italia, Spanja, Rusia, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Lituania morën pjesë edhe anëtarët e Komitetit Kombëtar Shqiptar të ALE-së (E. Hysa, S. Mansaku, K. Topalli, Gj. Shkurtaj) prej të cilëve morën pjesë në punime me referate e diskutime studiuesit Kolec Topalli nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Gjovalin Shkurtaj nga Universiteti i Tiranës. Gjovalin Shkurtaj, i cili kumtoi rreth hartës me temë “il danse” (kërcej, vallëzoj), kurse në seancat e tjera, sipas temave që lidheshin me leksema të shqipes, Kolec Topalli diskutoi për termin “plantin” (gjedh delli). Në ALE, gjuha shqipe përfaqësohet me lëndë të mbledhur në dhjetë pika brenda Republikës së Shqipërisë dhe disa të tjera nga hapësirat shqiptare ballkanike dhe nga diaspora.
#