E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të arrestuar në Elbasan për posedim lëndësh narkotike

"Dërgesa e vonuar", operacioni i koduar i policisë së Elbasanit në bashkëpinim me Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, ka vënë në pranga  dy persona, të cilët u kapën me një sasi droge, e dyshuar e llojit kokainë, ndërsa akuzohen dhe për mbajtje të municioneve pa leje. Zëdhënësja e policisë së Elbasanit, Valbona Begu tha sot gjatë një konference për shtyp se “Nikolla Lepuri, 32 vjeç, dhe Gëzim Balla, 35 vjeç, të dy me banim në Elbasan, u kapën një nate më parë në hyrje të qytetit të Peqinit, me një sasi prej 113. 3 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë”. Lënda narkotike u gjet në mjetin tip Wolsvagen Pasat, me targa të huaja CA 2021 KT, me të cilin po lëviznin drejt qytetit të  Elbasanit dy të arrestuarit. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 26 fishekë luftarakë, një krëhër automatiku, 600 gram dinamit. Dy të arrestuarit akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›