E Diel, 1 Nëntor 2026

Skulptori shkodran në Itali, Genti Tavanxhiu, do të marrë pjesë në edicionin e 36-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Sulmona të Italisë.

Skulptori shkodran në Itali, Genti Tavanxhiu, do të marrë pjesë sot me një punim të veçantë në skulpturë në edicionin e 36-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Sulmona të Italisë. Këtë herë, frymëzimi i artistit shqiptar ka qenë ylli "Antares". Tavanxhiu thotë se "një ndër elementët që karakterizojnë këtë punim është përzgjedhja e gurit, material jo i zakonshëm, mermer i kuq, që vjen nga Afrika e Veriut, i cili të kujton ngjyrën e yllit Antares, në zemrën e konstelacionit të Akrepit. Ai quhet Alfha Scorpi. Për shkak të ngjyrës së tij të kuqe, ylli ka qenë objekt kulti, duke kultivuar një sërë mitesh e legjendash në popujt e lashtë të Mesdheut. Në veçanti, qytetërimi i lashtë i Egjiptit, orientonte tempujt drejt këtij Ylli. Një risi tjetër në punën e Genti Tavanxhiut është edhe dinamizmi vertikal që skulptura prezanton nëpërmjet formave gjeometrike, duke hedhur një sy drejt origjinës dhe fatit. Zhdërvjelltësia e formave, trajtimet e ndryshme të sipërfaqeve duket sikur përmbajnë në vetvete një shkrim “Texture”... Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor organizohet nga Shoqata kulturor. "Quadrivio" e Sulmonës, nën mbikqyrjen e Presidencës të Republikës së Italisë, Këshillit të Ministrave dhe provincës së Akuilës e Bashkisë së Sulmonës. Edhe këtë vit, ekspozita do të zhvillohet në skenën e Kiskos Satna Kiara. Në hapësirat e ndërtesës antike do të ekspozohen për publikun rreth 115 vepra arti në skulpturë dhe në pikturë të përzgjedhura nga 25 shtete të ndryshme të botës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›