Dy të arrestuar për 68 gr kanabis
11/05/2005 DURRES - Megjithëse ka qenë në sasi shumë të vogël, lënda narkotike e gjetur në banesën e dy shtetasve me banim në Durrës, kjo nuk i ka shpëtuar ata nga prangat e policisë. Shtetasi A. Bushaj dhe R.Zeneli do të duhet të përgjigjen për lëndën narkotike të gjetur nga policia në banesën e tyre gjatë një kontrolli nën akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
Sipas policisë, në banesën e të parit është gjetur 16 gr kanabis sativa, kurse në shtëpinë e Zenelit 52 gr., po të llojit kanabis sativa. Të dy këta persona mësohet se janë mbajtur nën vëzhgimin e agjentëve, pasi ishin të dyshuar si persona që prodhonin dhe
shpërndanin drogë.
Gjatë katër muajve të këtij viti për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, policia e Durrësit ka ndaluar pesë shtetas, duke i dërguar ata drejt togave të zeza.