E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngacmon të miturën, largohet nga shtëpia

11/05/2005  DURRES - Veprimi i turpshëm me një të mitur, ka detyruar uniformat blu të shpallin në kërkim një shtetas me banim në Fushë-Krujë.

A.Selimi, i datëlindjes 1977, është akuzuar nga nëna e një vajze të mitur se 28-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me bijën e saj.

Nga kallëzimi në polici i gruas mësohet se Selimi, banor në lagjen “Punëtori”, Fushë-Krujë, kishte futur në shtëpinë e tij vajzën 11 vjeçe dhe kishte ngacmuar seksualisht të miturën.

Pas këtij veprimi, vajza i ka treguar të ëmës, e cila po atë ditë i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncim. Pas këtij veprimi, Selimi, i cili duhet të ketë ndjekur veprimet e prindërve të vajzës, është larguar nga shtëpia, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›