E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të dashuruarit e pranuan krimin në polici

Përgjimi

Pas shoqërimit në ambientet e policisë, dy të pandehurit e kanë pranuar krimin. Ndaj tyre është kryer përgjimi ambiental i bisedës së zhvilluar nga të pandehurit, ku del qartë fakti i bashkëpunimit midis tyre në vendosjen e eksplozivit në të dyja ngjarjet. Sipas akuzës, vërtetohet plotësisht se të pandehurit Lulzim Meta dhe Klodeta Metkola në ngjarjet e datave 28 janar dhe 21 shkurt 2010 kanë kryer veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Prokuroria deklaron se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Lulzim Meta në rolin e ekzekutuesit dhe Klodeta Metkola në rolin e ndihmëses, kanë vendosur një sasi lënde eksplozive prej 500 gr tritol në automjetin e shtetasit Enderim Lezaj dhe konkretisht me anë të lidhjes me një kapsollë elektrodetonatore të lëndës plasëse me telat që përcillnin energji në motorin e mjetit. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe vepra penale ka mbetur në tentativë. Në rast se lënda plasëse do të shpërthente, ajo do të sillte vrasjen e shtetasit Enderim Lezaj. Në ngjarjen e datës 21 shkurt, të dy të pandehurit, përsëri në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rolin e ekzekutorëve, janë futur bashkë në shtëpinë e shtetasit Enderim Lezaj dhe kanë vendosur një sasi lënde tjetër eksplozive në tualetin e shtëpisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›