Ndalohet për vjedhje adoleshenti, një tjetër shpallet në kërkim
Vjedhin një makinë në qytetin e Elbasanit, nën akuzë dy adoleshentë. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se rreth orës 12:30 të ditës së djeshme, S.S., 17 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me shtetasin B.S., vjeç 16, banues në lagjen “Partizani” i ndaluar nga uniformat blu, janë autorët e vjedhjes së mjetit “Opel” me targa EL0514C, në pronësi të shtetasit A.Q. 45 vjeç, me banim në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit. Automjeti u gjet më pas i braktisur nga shërbimet e policisë, në datën 26 maj të këtij viti. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e 17-vjeçarit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale vjedhje e mbetur në tentativë.
#