E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë pa sukses kërkimet për fëmijën e zhdukur

Kukës

Ndonëse kanë kaluar 15 ditë nga zhdukja e Bleonës 6-vjeçare nga Zapodi, Policia e Shtetit vijon pa sukses kërkimet intensive në zonë. Burime të Drejtorisë së Policisë së Kukësit thonë se po bëhen kërkime në banesat e braktisura të zonës, si dhe mbi bazën e disa dëshmive, kryesisht të gjyshes së vajzës së humbur, ekspertët po punojnë për ndërtimin e një identikiti të rrëmbyesit të mundshëm. Nga analiza e dëshmive mbi lëvizjet në fshat në ditën që humbi Bleona 6-vjeçare ka tërhequr vëmendjen dëshmia e gjyshes, e cila ka thënë se atë ditë ka parë dikë që ndiqte pas vajzat e rritura. Por këto të fundit, 5 vajza nga 19 deri 23 vjeç mes tyre edhe halla e 6-vjeçares së humbur, kanë mohuar në polici të kenë lidhje me personin e panjohur. Persona të familjes dhe të tjerë tregojnë se në fshat atë ditë janë parë edhe dy autovetura të dyshimta. Kërkimet për vajzën e vogël janë shtrirë edhe jashtë zonës së Zapodit, në Kosovë dhe në Maqedoni, për pistën e rrëmbimit për qëllime trafikimi. Vajza e vogël u zhduk pasditen e 22 majit më pak se një kilometër larg shtëpisë, teksa kulloste bagëtitë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›