E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër tiranas në pranga, tentuan vjedhjen e dyqanit

Sarandë

Kanë përfunduar në pranga katër tiranas, pas aventurës së tyre për të vjedhur një minimarket në zonën më turistike të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes kur Xhemit Muça, 19 vjeç, Rigers B. 17, vjeç, Mario Qerimi, 19 vjeç dhe Julian Q. 17 vjeç, të katër banorë të Tiranës janë kapur duke tentuar vjedhjen e minimarketit “Mujo”, që ndodhet në rrugën Turizëm - Kanali i çukës, në pronësi të shtetasit Mujo Arapi. Burimet policore thanë se grabitësit kanë hyrë me thyerje nga dera e prapme e marketit, por nuk kanë arritur ta realizojnë vjedhjen, pasi janë diktuar nga pronarët. Të njëjtat burime thanë për gazetën se në ngarkim të këtyre shtetasve ka mbërritur edhe një urdhër ndalimi nga Tirana, pasi dyshohet të kenë kryer vjedhjen e një njësie tregtare në Laprakë. Ata janë prangosur nën akuzën, “vjedhje në bashkëpunim” dhe “vjedhje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›