Trafik veprash arti ne FYROM
Elbasan- Zbulohet grupi i pare i trafikut te organizuar te veprave te artit dhe objekteve te kultit ne Shqiperi. Operacioni i koduar "Dera e mbyllur", i nisur disa jave me pare me pergjime ambientale, telefonike dhe fotografime, eshte finalizuar mengjesin e djeshem teksa 5 persona te dyshuar, u arrestuan dhe nje numer i madh sendesh me vlere, afreske, kambana, piktura e objekte kulti, u sekuestruan nga agjentet. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Ilir Kera 36 vjec, Reshit Hyseni 29 vjec, Nebi Guracaku 49 vjec, Gramos Poshja 34 vjec, e Armand Meta 26 vjec, te gjithe banues ne Elbasan.
Policia kishte marre sinjalizime disa jave me pare per vjedhjen e objekteve me vlere antike, nga kishat e ndryshme ne qytete dhe Elbasan, duke identifikuar disa prej te dyshuarve qe kerkonin lidhjet brenda vendit me qellim trafikun nderkombetar te veprave te artit. Grupi kishte arritur te gjente kontaktet dhe nepermjet pazarit te bere ishte rene dakord qe te paguheshin 20 mije euro dhe destinacioni do te ishte ish-Republika Jugosllave e Maqedonise. "Ne momentin e arrestimit te te dyshuarve eshte bere e mundur gjetja e sekuestrimi ne cilesine e proves materiale, te sendeve me vlera kulturore pjese e trashegimise sone kombetare", thane burime zyrtare te policise.
Nder sendet me vlere eshte sekuestruar nje kambane kishe me peshe 50 kg, e gdhendur ne material bronzi, per te cilen mendohet se i perket vitit 1700. Tre piktura te gdhendura ne material baker me permasa te ndryshme, te periudhes midis viteve 1700-1800, nje ikone kishe, si dhe sende e objekte antike te ndryshme te gdhendura ne material sermi, te cilat jane vepra arti e kulture ne forme monedhe.
Sipas pergjimeve dhe survejimit te bere nga agjentet, rezulton se grupi po perpiqej t'i trafikonte ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, kundrejt shumes se mesiperme dhe provat e konfirmuan, se jane siguruar ne rruge ligjore. Gjithashtu si prova u bllokuan dhe shuma parash prej 128 mije lekesh, 300 euro, 2 arme gjahu teke qe mbaheshin pa leje, 2 automjete te tipit "Benz Mercedes", me targa EL3593C dhe EL9811B, qe i perkasin autoreve te kesaj vepre penale, si dhe 5 aparate celulare.
Ndaj pese te dyshuarve eshte marre masa e arrestit ne flagrance, per vepren penale te "trafikimit te veprave te artit dhe kultures", e kryer ne bashkepunim dhe hetimet e metejshme behet me dije se po i ndjek prokuroria. Ky operacion sipas policise vendore konfirmohet se do te vijoje ne baze te planit per parandalimin e trafikimit te veprave te artit ne vend, qe jane pasuri kulturore.
A. Qoraj
Te arrestuar:
Ilir Kera 36 vjec
Reshit Hyseni 29 vjec
Nebi Guracaku 49 vjec
Gramos Poshja 34 vjec
Armand Meta, 26 vjec,
Sekuestruar:
1 kambane kishe me peshe 50 kg, viti 1700
3 piktura te gdhendura ne material baker
1 ikone kishe
Sende dhe objekte antike te ndryshme ne material sermi, ne monedha
Prova te tjera:
128 mije leke
300 euro
2 arme gjahu teke pa leje
2 automjete te tipit "Benz Mercedes" me targa EL3593C dhe EL9811B
5 aparate celulare