Kyçet gjykata e Skraparit, banorët peticion shtetit
04/06/2010 U duhet të udhëtojnë 143 km drejt Beratit për një vërtetim në gjykatë: Trajtim, sikur nuk ekzistojmë
SKRAPAR – Dy punonjëset e fundit dhe pastruesja i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit Gjykatës të Shkallës së Parë të Skraparit, duke i lënë në mëshirën e fatit dosje dhe dokumentet 104-vjeçare që ekzistojnë në arshivën e kësaj gjykate. Një vendim absurd nga Ministria e Drejtësisë sipas banorëve dhe krerëve të pushtetit vendor, ka bërë që dyerve të kësaj gjykate t’u vihet dryni dhe për zgjidhjen e problemeve, 63 mijë banorët e këtij rrethi të udhëtojnë qindra km drejt Beratit.
Revolta
Vendimi absurd ka bërë që të revoltohen banorët e kësaj treve të largët të qarkut të Beratit, ndërsa sipas banorëve krerët e pushtetit vendor dhe deputetët e qarkut nuk e kanë marrë mundimin të ndërhyjnë pranë instancave të larta të shtetit për të mos lejuar zbatimin e vendimit në fjalë. Një vit më parë kur një tjetër vendim suprimoi gjykatën e dy rretheve Kuçovë dhe Skrapar të mbetur vetëm një gjykatë ajo e Beratit, kjo ndikoi për keq duke penguar në zgjidhjen e problemeve dhe halleve të banorëve. Por gjykata mbeti e hapur dhe zgjidhjet e disa problemeve si zhvillimi i gjyqeve civile dhe dhënia e vërtetimeve ndihmuan sado pak banorët e 64 fshatrave dhe të dy bashkive asaj të Poliçanit dhe të Çorovodës. Por mbyllja e dyerve dhe pushimi i dy punonjëseve sekretareve dhe të pastrueses që u bë ditët e fundit tregon se kjo gjykatë ku nuk do të kryejë më asnjë shërbim për banorët e kësaj zone. Nisur nga ky vendim absurd banorët e 64 fshatrave nga 85 që ka i gjithë rrethi i Skraparit dhe që janë të komunave Gjerbës, Potom, Konak Leshnje Çepan etj. janë organizuar në dërgimin e një peticioni instancave të larta të shtetit. Duke filluar nga dje nga rrethi i Skraparit largohet dhe institucioni i fundit duke e lënë këtë rreth në mëshirën e fatit dhe të shtimit të halleve të banorëve.
Peticioni
Në peticionin e dërguar instancave të larta të shtetit shkruhet se: Ne banorët e fshatrave të Potomit që kufizojmë me qafën e Martës të rrethit të Korçës na duhet të udhëtojmë mbi 100 km për të marrë një vërtetim në gjykatë, arsim, zyrën e punës, prokurori, përmbarim e ndërmarrjeve të tjera etj, largësi që veç lekëve të biletës na kushton dhe dy ditë pune dhe një natë në hotelet e Beratit ndonëse në ditë kur ne vemi mundet të mungojë një sekretare apo arkiviste, gjë e cila na shton dhe një apo dy ditë pune dhe na dy e trefishon shpenzimet. Ky vendim është sa absurd po dhe aq skandaloz pasi as na vjen në ndihmë dhe as e përfill më si rreth Skraparin duke e hequr njëherë e përgjithmonë nga lista e shërbimeve, atëherë për se na duhet qeveria dhe përse i duhemi ne asaj, vetëm për vota pyesim ne? E kemi bërë këtë peticion që vendimin absurd për mbylljen e peticionit të fundit të riktheni në vend, ashtu si dhe duhet të ktheni mjekët aq shumë të kërkuar në spitalin e Çorovodës, pasi po vdesin njerëzit rrugës. Duket se rrethit të Skraparit i është bërë me hile nga instancat e larta të Ministrisë të Drejtësisë për arsye se gjykatat si motra, Tepelena , Përmeti, Saranda apo Gramshit etj, jo vetëm nuk u janë larguar dy sekretaret që kryenin një sërë shërbimesh, por ato as pastruesen nuk e kanë luajtur nga vendi i punës”. Peticioni i dërguar qeverisë dhe instancave të tjera të shtetit pret përgjigje nga kryetari i shtetit dhe sipas banorëve të kontaktuar i vetmi që mundet të kthejë mbrapsht vendimin absurd është vetëm kryetari i qeverisë.