Për një javë jo të plotë, 25 të arrestuar në rajonin e Gjilanit

Gjilan, 18 gusht - Vetëm gjatë gjashtë ditëve të kaluara në komunat e rajonit të Gjilanit janë arrestuar nga policia 25 persona, që ishin të përfshirë në incidente të ndryshme, ka konfirmuar të mërkurën policia në Gjilan.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, togeri Ismet Hashani, tha se gjatë kësaj periudhe më pak se një javë janë evidencuar 81 incidente të ndryshme të raportuara, me të cilat është marrë policia, në rajonin e Gjilanit, që përfshin komunën e Gjilanit, Vitisë, Dardanës, Artanës dhe dy komuna të reja serbe të formuara kohëve të fundit, raporton KosovaLive.
Togeri Hashani tha se nga 81 incidente të ndryshme, të cilat kishin të bënin me armëmbajtje pa leje, kontrabandim me mallra, persona të kërkuar nga gjykata, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, falsifikim i dokumenteve, zjarrvënie dhe vepra tjera penale, policia ka arrestuar 25 persona.
Policia tha se gjatë kësaj periudhe janë evidencuar 43 aksidente trafiku, nga të cilat në 11 sosh kishte edhe lëndime në njerëz, derisa tjerat ishin aksidente vetëm me dëme materiale e fatmirësisht asnjë nuk ishte me fatalitet.
Togeri Hashani tha se për shkak të shtimit të patrullimeve në trafikut, është rritur edhe numri i tiketave të shpërndara drejtuesve të pakujdesshëm në trafik që nuk respektojnë ligjin. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 705 tiketa të tilla, të cilat sado pak do të ndikojnë në vetëdijesimin e drejtuesve të makinave.