Shtatzëna 26-vjeçare tenton vetëhelmimin
26/03/2010 Kishte lidhje të fshehtë, probleme në familje. Rëndë në spital, piu qetësues
DURRES- Një femër e moshës 26 vjeçe ka tentuar të pijë helm për t’i dhënë fund probleme në familje. Violeta V. e lindur në rrethin e Matit dhe banuese në Shijak të Durrësit ka konsumuar një dozë të fortë helmi që mendohet të jetë fostoksinë dhe më pas është mbyllur në dhomë.
Vetëhelmimi
Një vajzë e re 26 vjeçe ka tentuar t’i japë fund jetës pas problemeve të shumta që kishte në familje. Sipas burimeve policore, Viloeta V. ishte dhe shtatzënë pa kurorë dhe kjo me sa duket ka ndezur dhe grindjet e vazhdueshme në familjen e saj. Ajo është mbyllur në dhomën e saj dhe ka pirë një grusht me ilaçe, por në fillim prindërit menduan se kishte pirë fostoksinë.
Nga hetimet paraprake thuhet se 26-vjeçarja e ka marrë këtë veprim, pasi ka kuptuar se ka mbetur shtatzënë pas një lidhje të fshehtë. Gjendja e saj është përkeqësuar, pasi vetëhelmimi ka ndodhur në mëngjes dhe është kuptuar nga prindërit rreth mesditës. Shtatzëna kishte lidhje me një të ri në Shijak me të cilin kishte njohje prej disa vitesh. Por kjo lidhje duket se është bërë burim konflikti në familje dhe për të “shpëtuar” vajza 26-vjeçare Violeta V. ka pirë helm. E vetëhelmuara është dërguar urgjent për në Spitalin Ushtarak ku mësohet se ajo nuk ka pirë fostoksinë, por medikamente qetësuese. Nga pohimet paraprake thuhet se ajo ka mbushur grushtin dhe ka gëlltitur qetësues nisur edhe nga gjendja depresive si pasojë e konflikteve të gjata në familje për shkak të lidhjes së fshehtë.