E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta 5-mujore e Ekinci në Shqipëri"

Kërkoi azil

Hakan Ekinci, i lindur në vitin 1978, ka hyrë në Shqipëri më 6 maj të vitit 2006. Ka kërkuar azil në vendin tonë, duke protestuar se është i fesë kristiane protestante dhe nuk dëshironte të kryente ushtrinë në Turqi. Më 18 maj u intervistua nga oficerët e zyrës së refugjatëve dhe kërkesa e tij ka qenë në procedurë. Në fillim të gushtit, ai është paraqitur në ambasadën turke dhe ka kërkuar pasaportë për t‘u kthyer në vendin e tij. Javën e fundit, ai ka qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, ku ka ikur edhe pa shlyer disa detyrime financiare. Madje, ai njihet nga shumë persona si mashtrues, ndërsa të tjerë e konsiderojnë njeri të mirë. Kur hipi në avionin e nisur nga Rinasi, bileta e tij u sponsorizua nga UNCHR-ja, por përfitoi nga dera e hapur e kabinës së pilotëve dhe hyri brenda saj duke i kërcënuar ata. Pa armë, ai ka arritur t’i bindë pilotët që është bashkë me disa persona të tjerë dhe që do hidhnin në erë avionin nëse nuk e ndryshonin kursin e fluturimit për në Romë. Gjatë gjithë kohës, ai ka kërkuar të takohet me Papën, me qëllim që ta falë dhe mos ta kthejnë në Turqi, pasi kishte ngritur alibinë se do e vrisnin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›