Dy të vdekur dhe tre të plagosur në dy aksidente
Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit
ka shënuar problemet e para në rrugë. Një
aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka
ndodhur mbrëmjen e së dielës në segmentin
rrugor Fier-Lushnjë, në aksin e ri të autostradës.
Sipas burimeve policore, rreth orës 21:00 të së
dielës, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, një automjet
me targa greke që udhëtonte drejt Tiranës
ka përplasur shtetasin Vasil Liko, 55 vjeç, banor
i fshatit Lumth të Komunës Gorre në Rrethin e
Lushnjës. Drejtuesi i mjetit me targa greke, Arben
Krajla, ka ndaluar pak çaste për të parë se çfarë
kishte ndodhur e më pas është larguar nga vendi
i ngjarjes, duke e lënë trupin e 55-vjeçarit në mes
të rrugës. Emigranti që udhëtonte me automjet
me targa greke ka pasur në automjetin e tij edhe
vajzën 3-vjeçare. Burimet zyrtare të Policisë së
Lushnjës pohuan për gazetën se 55-vjeçari Vasil
Liko ka qenë i plagosur shumë rëndë dhe ndërroi
jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia është
vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi
aksidentin dhe bëri të mundur ndalimin e tij në
Tiranë, në hyrje të qytetit. Një aksident tjetër i
rëndë ka ndodhur dje rreth orës 19:45 në rrugën
Fier-Berat. Policia njoftoi se Altin Kalivaçi, 37 vjeç
ka gjetur vdekjen, kur makina e tij ka dalë nga
rruga pasi njëra nga rrotat ka dalë nga vendi. Në
aksident janë plagosur rëndë edhe tre persona
të tjerë, të cilët ndodheshin në makinë me 37-
vjeçarin. Ndërkohë, Policia e Durrësit njoftoi dje
se ka arritur të arrestojë një person i cili dyshohet
të jetë shkaktar i një aksidenti që i mori jetën një
70-vjeçari të dielën pasdite, në afërsi të fshatit
Tapizë. Apostol Dodaj, 30 vjeç nga Rrësheni, u
arrestua për aksidentimin me vdekje të shtetasit
Hamza Korbi, pas të cilit ishte larguar nga vendi
i ngjarjes. Një aksident tjetër automobilistik
ndodhi dje, duke bllokuar qarkullimin në një
pjesë të superstradës Tiranë-Durrës. Aksidenti
i ndodhur paradite pranë mbikalimit të Shënavlashit
ka sjellë një trafik të detyruar në njërin
kah të superstradës. Një automjet tip "Iveko"
ka humbur drejtimin dhe është përplasur me
bordurën anësore. Burime nga Policia Rrugore
e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit
është plagosur lehtë.